Dialogu, LDK, AAK e Nisma
përafrohen me Vetëvendosjen

Dialogu, LDK, AAK e Nisma<br />përafrohen me Vetëvendosjen
PRISHTINE- Tri partitë, LDK, AAK dhe Nisma, kanë shënuar përafrim me Vetëvendosjen sa i përket kushtit për dialogun me Serbinë. Zyrtarët e Vetëvendosjes thonë se ka një mirëkuptim nga partitë tjera për propozimin e Vetëvendosjes sa i përket çështjes së dialogut. Dardan Molliqaj nga kjo lëvizje thotë se Vetëvendosje nuk ka lëvizur nga parimet e veta, por ka gjetur një stacion të ndërmjetëm për shkak të rrethanave politike. Ndërsa në AAK thonë se nuk ka dallime të mëdha, porse ato po hiperbolizohen.

Lëvizja Vetëvendosje dhe tri partive opozitare, LDK, AAK dhe Nisma në takimet e deritashme, kanë përafruar qëndrimet edhe sa i përket çështjes së dialogut me Serbinë. Këtë e konfirmon sekretari i përgjithshëm i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj.

“Ajo që unë mund të konfirmoj tani për tani është që është përafruar qëndrimi i të gjitha palëve rreth propozimeve që i kemi propozuar aty. Sigurisht se do të ketë edhe plotësime nga subjektet tjera”, tha Molliqaj për Radio Kosovën.
 
Edhe zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma thotë se ka përafrime, dhe se sipas tij, dallimet më tepër po hiperbolizohen.

”Mendoj që kjo çështje më shumë po dejonizohet në media dhe në opinionin publik dhe nga qarqe jashtë këtij blloku politik sesa që është problem brendapërbrenda komunikimit brenda komunikimit ndërmjet akterëve në këtë bllok”, tha Luma për Radio Kosovën.

Sidoqoftë, bisedimet ndërmjet liderëve të partive opozitare do të vazhdojnë, ndërkohë që sipas Molliqajt nga Vetëvendosje, e plotë marrëveshja mund të konsiderohet vetëm kur të vendosen nënshkrimet.

”Derisa të kemi një ditë një marrëveshje me shkrim të nënshkruar nga përfaqësuesit e subjekteve politike nuk mund të themi që ky ëshët pajtim formal zyrtar. Por po them se ka një përafrim të jashtëzakonshëm mes qëndrimeve tona”, tha Molliqaj për Radio Kosovën.

Arritjen e marrëveshjes së opozitës, analistët politikë nuk e shohin të vështirë, ngase sipas tyre, Vetëvendosje i frikësohet shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme, për shkak të rrezikut se mund të humbë vota si rezultat i ndarjes së votave ndërmjet dy blloqeve, PDK-së në njërën anë dhe LDK-së, AAK-së dhe Nismës nga ana tjetër. Por, Molliqaj thotë se Vetëvendosje nuk ka hequr dorë nga parimet e saj.

“Nuk është që kemi hequr dorë nga to, por për shkak të rrethanave jemi ndalur në një stacion të ndërmjetëm, derisa të arrijmë në stacionin e fundit”, tha Molliqaj.

Ndryshe, kusht i Vetëvendosjes sa i përket dialogut është që të formohet një komision hetimore për dialogun e deritashëm, të dialogohet me serbët lokalë, marrëveshja e 19 prillit të vitit të kaluar t’i dërgohet Komisionit të Venedikut dhe fillimisht të ketë dialog ndërmjet Prishtinës dhe Brukselit.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë!

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj! Të ardhruat për frymë arrijnë 1.1 mln lekë!