Dialogu/ Macron e Scholz letër Kurtit e Vuçiç: Jini të gatshëm për vendime të vështira në dialog

Dialogu/ Macron e Scholz letër Kurtit e Vuçiç: Jini të gatshëm për vendime të vështira në dialog

Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç në takim me Miroslav Lajçak, e shkrepur nga takimet e kaluara

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelari gjerman Olaf Scholz i dërguan një letër të përbashkët kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit  serb Aleksandar Vuçiç lidhur me procesin e dialogut.

Në letër, shefit të qeverisë së Kosovës dhe kreut të shtetit serb i bëhet thirrje të tregojë  vendosmërinë dhe gatishmërinë maksimale  për të marrë vendime të vështira.

Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron thonë se nevojiten hapa konstruktiv në këtë aspekt, sidomos në një kohë kur agresioni rus vijon të mbetet rrezik edhe për stabilitetin në Ballkan.

“Ju drejtohemi juve si lider i vendit tuaj, për t’ju apeluar që të tregoni vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën drejtimin e BE-së. Tensionet e fundit kanë treguar se hapa konstruktivë përpara nevojiten urgjentisht, si në planin praktik ashtu edhe në atë politik”, thuhen në letër.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën