
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë konferencës që pati me Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg, ka kërkuar që Bashkimi Evropian të ketë qasje të balancuar në dialogun Kosovë – Serbi, duke cekur se në disa raste sipas sa nuk e ka pasur.
“Takimi i ardhshëm i dialogut do të mbahet më 14 shtator. Kosova gjithmonë ka qenë palë konstruktive, fatkeqësisht e vetmja palë konstruktive në atë proces. Lista e marrëveshjeve të pazbatuara nga Serbia është shumë e gjatë, nuk duhet të thellohem në këtë. Shpresat tona janë të ketë një qasje të balancuar së paku nga ndërmjetësit e BE-së, si parakusht për suksesin e procesit. Ka pasur momente kur se kemi parë këtë balancë, dua t’i bëjë thirrje gjithë aleatëve dhe partnerëve tanë, që të sigurojnë këtë lloj balance. Ta sigurojmë parimin e barazisë së plotë, e pozicionimit të plotë të palëve në proces, nëse duam të shohim rezultate të qëndrueshme e rezultate që i kontribuojnë paqes e sigurisë në rajon”, tha Osmani.
Lajmi kryesor:
Takimi në Bruksel, sekretari i NATO-s, Stoltenberg: Shmangni retorikën nxitëse! Osmani: Veriu është dhe do jetë pjesë e Kosovës! BE të ketë qasje të balancuar









