‘Dialogu me Serbinë përparësi e gjashtë ose e shtatë’ reagon kryeministrja serbe: Për keqardhje që dialogu nuk është përparësi e Kurtit
Albin Kurti dhe Ana Bërnabiç
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka reaguar pas deklaratave të kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i cili fitoi zgjedhjet në Kosovë lidhur me marrëdhëniet me Serbinë. Ajo është shprehur se ka keqardhje që lideri i partisë fituese ka thënë se vazhdimi i dialogur me Serbinë nuk është një përparësi e tij.
“Mendoj se ky është joseriozitet i elitave politike në Prishtinë. Dialogu është mënyra e vetme për të pasur një marrëveshje për normalizim, që do të nënkuptonte më shumë begati, përparim ekonomik dhe stabilitet. Unë nuk e di se çfarë tjetër mund të ishte prioritet më i madh”, tha Bërnabiq..
Ajo tha se arritja e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve duhet të jetë një përparësi për Prishtinën. Sipas saj Kosova nuk ka “perspektivë” pa dialog dhe marrëveshje me Beogradin. Këtë e argumentoi me faktin se më shumë se gjysma e botës nuk e njohin Kosovën. Bërnabiç shtoi se Kosova “nuk mund të negociojë anëtarësimin në BE” pasi pesë vendet anëtare të bllokut nuk e njohin si shtet.
“Ne jemi këtu për dialog”, tha ajo në një konferencë për media.
Pas daljes së rezultateve të para nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura të dielën në Kosovë, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se formimi i një ekipi negociues për dialogun me Serbinë nuk është përparësi e tij, pasi siç tha, kjo është një përparësi e gjashtë apo e shtatë për qytetarët e Kosovës.
“Prioriteti ynë është punësimi dhe drejtësia”, tha Kurti, duke shtuar se nëse Kosova është e dobët në aspektin ekonomik, Serbia nuk do të respektojë asnjë marrëveshje.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga Bashkimi Evropina kishte filluar para dhjetë vjetësh. Pas një ndërprerje gati dyvjeçare, procesi rifilloi verën e vitit të kaluar.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73%
-
Pak
20.2%
-
Nuk kam mendim
6.9%
Vota total: 248
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ VV spot për qeverinë Kurti 3, por ende s’ka negociata për formimin e koalicionit! Rezultati i zgjedhjeve i pacertifikuar
26 Mars, 12:22
-
'1 miliard euro për ushtrinë!' Zotimi i Kurtit për mandatin e ri! Kërkon veprime të menjëhershme pasi Kosova u trondit nga 4 vrasjeve brenda 3 ditëve
26 Mars, 10:23
-
Stagnimi në dialog sprovon BE-në, Analistët: Perëndimi duhet të ketë një plan të qartë B
23 Mars, 14:34
-
Frrok Çupi: Hashimi erdhi, pa, dhe pa se s’ishte Kurti
22 Mars, 14:40
-
Lëvizja Vetëvendosje dërgon ankesë në Gjykatën Supreme për LDK-në: Kanë manipuluar votat e ardhura me postë
21 Mars, 17:17
-
Specialja i dha leje Thaçit të vizitojë varrin e të atit, deputeti Haliti: Praktikë që është bërë nga gjykata dhe më herët! Asnjëra palë s'i ka numrat për formimin e qeverisë
21 Mars, 12:39
-
Kosovë/ Zbulohet pas 26 vitesh një varr masiv në Bishtazhin: Identifikohen trupat e 11 viktimave të masakrës së Kralanit
19 Mars, 19:13
-
Kosovë/ Kërkoi anulimin e afro 19 mijë votave të LDK-së e rivotim me postë, Kurtit i refuzohet kërkesa
19 Mars, 17:42
-
Enver Robelli: Votat dhe pisllëku
19 Mars, 13:28
-
Kuvendi serb konfirmon dorëheqjen e Vuçeviç, Bërnabiç: Afati për formimin e qeverisë së re deri më 18 Prill, përndryshe mbahen zgjedhje të reja
19 Mars, 13:01
-
Kosovë/ Vetëvendosje kërkon anulimin e afro 19 mijë votave të LDK-së e rivotim me postë
17 Mars, 16:58
-
Ndarja nga jeta e babait të Hashim Thaçit/ Kurti letër ngushëllimi familjes: Do të kujtohet për urtësinë, respektin dhe dashurinë për vendin
17 Mars, 13:03