Dialogu me tritolin që shpërtheu në parking për t’u dëgjuar në Tiranë

Dialogu me tritolin që shpërtheu në parking për t’u dëgjuar në Tiranë

Shperthimi i ndodhur ne makine e parkuar te Kristali

Është një gjë e rrallë që në korporatën e juristëve të gjenden individë që flasin mirë për profesionalizmin e kolegëve të tjerë. Juristi juristit i gjen gjithmonë njolla në portret, thuhet shpesh për njerëzit e pushtetit të tretë që në këto vite janë nën një sulm të trefishtë nga pushteti ekzekutiv, pushteti legjislativ dhe opinion publik duke krijuar idenë e gabuar se mbas çdo gjykatësi e prokurori qëndron një fajtor. Se mbas secilës pelerinë të zezë është një tregtar drejtësie, një palë me banditët dhe një thes i fshehur me lekë. Por fatmirësisht nuk është kështu gjithmonë kështu.

Pothuaj askush nga njerëzit e drejtësisë nuk ka mundur të thotë një gjysmë llafi të lig për çiftin e magjistratëve Muçaj, gjykatësen Gentiana dhe prokurorin Arjan, makina e të cilëve u hodh në erë nga tritoli në parkingun pranë banesës së tyre. Juristë me integritetin më të lartë të mundshëm dhe profesionistë të klasit të parë, siç shquan CV-ja e tyre dhe hetimet e para të policisë, ata kaluan ndoshta natën më të keqe në jetën e tyre kur makina e tyre modeste u hodh në erë.

Pa armiq dhe pa konflikte personale, prokurori Muçaj e lidh ngjarjen vetëm me detyrën e tij si prokuror pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, një nga institucionet e reja të reformës në drejtësi. Kush dëgjon përtej zhurmës, kupton se tritoli foli në emër të gjithë atyre që janë në armiqësi dhe kanë hyrë në konflikt me reformën në drejtësi.

Çifti i magjistratëve Muçaj është vetëm pamja, thelbi është gjetkë. Janë porta ku trokitet, por jo dera që duhej kapërcyer. Është shumë më shumë se një lajm i kronikës së zezë. Pikërisht për këtë arsye, vëmendja ndaj tyre dhe familjes së tyre duhet të jetë maksimale sepse nuk bëhet fjalë për individët, por për simbolet. Tritoli që shpërtheu në garazhd, është mesazh simbolik për reformën dhe që të dëgjohet si simbol i mesazheve të forta në Tiranë. Jo vetëm solidariteti, përkrahja dhe mbrojtja e pakushtëzuar ndaj çiftit të magjistratëve, por sidomos hetimi, zbulimi dhe ndëshkimi i autorëve dhe motiveve të tyre, është përgjigja e vetme me të cilën mund të dialogohet me tritolin e këtij akti terrorist.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 14/03/2021 19:17

    Dihet fotilat e tritolit i ndezin dyshja kriminale Meta-Berisha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston