Dialogu ndërmjet Serbisë dhe
Kosovës vazhdon pa Evropën?

Dialogu ndërmjet Serbisë dhe<br />Kosovës vazhdon pa Evropën?
Ekzistojnë mundësi që pala serbe dhe ajo kosovare të vazhdojnë bisedimet në një format ndryshe krahasuar me atë që ishte deri tash. Takimet e ekipeve negociatore mund të zhvillohen në Beograd dhe Prishtinë, shkruan e përditshmja serbe, Novosti.
 
Novosti, megjithatë, shkruan se Brukseli mbetet garantuese e marrëveshjeve.
 
Në pritje të vazhdimit të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, nga të dy palët po ‘avokohet’ që bisedimet të jenë pa ndërmjetësues, shkruan kjo gazetë.
 
“Kjo, pasi që Beogradi këtë dialog të drejtpërdrejt e sheh si neutral ndaj statusit, derisa shqiptarët e trajtojnë si dialog ndërmjet dy vendeve sovrane”.
 
Nga zyra e Qeverisë serbe për Kosovë, thonë se “është në interes të përbashkët përpjekja për komunikim të papenguar të drejtpërdrejt ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.
 
“Një dialog i tillë nuk do të implikonte kurrfarë njohje statusore, por do të ishte dëshmi e përparimit në bisedime dhe normalizim të marrëdhënieve”.

//Marrë nga: Indeksonline

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje