Dialogu, nesër ditë vendimtare në 
Tiranë zyrtarë të Merkel dhe PPE

Dialogu, nesër ditë vendimtare në <br />Tiranë zyrtarë të Merkel dhe PPE
Dita e hënë do të jetë vendimtare sa i takon gjetjes së rrugëzgjidhjes për ngërçin politik që po kalon vendi prej gati dy muajsh, si pasojë e bojkotit të institucioneve nga opozita dhe protestës në Bulevard.
 
Java e re do të jetë një nga më të rëndësishmet për mesazhet që do të përcjellë faktori ndërkombëtar, një javë që do të përcaktojë si do të shkojnë negociatat për dialogun e nxjerrjes se vendit nga kriza politike.
 
Të hënën Tiranën do ta vizitojnë 2 aktorë të rëndësishëm europianë, ministri i Jashtëm i Gjermanisë dhe një prej zyrtarëve të rëndësishëm të CDU-së së kancelares Angela Merkel, Sigmar Gabriel si dhe ministri i jashtëm holandez, Bert Koender.
 
Këta janë dy nga diplomatët më të rëndësishëm europianë, që e mbështesin perspektivën europiane të Shqipërisë, por gjithashtu kërkojnë që Shqipëria të kryejë detyrat për hapjen e negociatave, reformën në drejtësi, pjesëmarrjen në institucione dhe vendosjen e dialogut për t'i dhënë vendit zgjedhje të standardeve europiane.
 
Me këtë mision në Tiranë pritet të vijë edhe kryetari i komisionit të jashtëm të parlamentit europian, David McAllister.
 
Mësohet se numri dy i Partive Popullore Europiane është pranuar nga opozita dhe mazhoranca për rolin e tij negociator, për të zgjidhur krizën.  
 
Megjithëse nuk bëhet e ditur se kur do të mbërrijë në Shqipëri eurodeputeti gjerman, nga ana tjetër bëhet e ditur se ai pret dritën jeshile nga palët shqiptare.
 
Jo pa qëllim një ditë më parë u takuan edhe dy negociatorët Taulant Balla dhe Oerd Bylykbashi.
 
Takim i cili pritet të zhvillohet sërish javën e ardhshme, një përpjekje kjo për të dakordësuar çështjet e tryezës së dialogut. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai