Protesta/ Rama 2 orë komunikim në Facebook: S'kërkoj negociata, por dialog - me studentët nuk jemi në konflikt

TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka nisur bashkëbisedimin në Facebook me synim për të dialoguar me studentët protestues. Paralelisht studentët protestonin përpara Ministrisë së Arsimit në ditën e shtatë të protestës duke përsëritur 8-të kërkesat (Lexo këtu). Kreu i qeverisë theksoi se nuk kërkon negociata me studentët, por vetëm dialog për të dëgjuar kërkesat e tyre. Negociatat, tha Rama, bëhen mes palëve që janë në luftë, ndërsa në rastin konkret mes qeverisë dhe studentëve nevojitet ulje në tryezë për të bashkëbiseduar.

"Subvencionim 100% të tarifave për studentët e shkëlqyer dhe të varfrit"
Duke u ndalur te një prej kërkesave të studentëve atë për tarifën e studimeve, Rama përsëriti se ato nuk i cakton qeveria, por vetë universitetet. Kryeministri shtoi se ekzekutivi është gati të mbështesë studentët financiarisht në pagesën e tarifës studimore. Sipas Ramës, qeveria do subvencionojë 100% tarifën për studentët e shkëlqyer dhe ata që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike. 

Tarifat jemi gati t'i rishikojmë, jo tarifat por ndihmën e shtetit dhe qeverisë për ju. Tarifa do jetë siç është, ndërsa ne do t'ju japim nga buxheti 50% të saj. Por atyre që janë me 9-a dhe 10-a pse të mos ua paguajmë tarifën të gjithë? Pse? Pse të mos ua heqim tarifën atyre që vijnë nga familje me ndihmë ekonomike? Pse vetëm 50%? Pse të jetë njësoj si për ata që rrinë natë e ditë mbi libra dhe me ata që rrinë në kafene? Unë nuk mendoj kështu. Por si ta zgjidhim, me TV? Dhe çfarë tju sugjerojë ju Luli, Monika, apo ai Qorri... Por ama duhet dialog, se nuk zgjidhen në leter.

Edi Rama, kryeministër

 

VIDEO/Komunikimi i Ramës në Facebook

"Shkarkoj bordin e administrimit të universiteteve, nëse vini për dialog"
Pas premtimit për subvencionimin e tarifës studimore për studentët, kryeministri Edi Rama ka përmbushur edhe një tjetër pikë të kërkesave të tyre. Rama tha se është gati të shkarkojë të gjithë anëtarët e qeverisë në bordin e administrimit të universiteteve. Por kreu i qeverisë shtoi se më parë studentët duhet të vijnë në dialog.

"Do t'i shkarkojmë të gjithë përfaqëuesit e qeverisë në bordin e administrimit të universiteteve. por nuk bëj asnjë lëvizje pa ardhur ju këtu. Jo për të protestuar në emër të Lulit dhe Monikës atje. Jo politikë? Por tani është politikë me qeverinë. Jo partitë thoni, jo qeveriinë. FRESSH-in e keni parë si është, copë- copë...Ju vetëm përcaktoni mënyrën e zgjedhjes, si dhe kë. Ne do të zgjedhim atë që do të propozoni ju", theksoi Rama duke iu përgjigjur edhe kritikëve se protesta po përdoret edhe nga të rinjtë e PS. 

"18 mln euro investime në universite dhe konvikte"
Sa i takon investimeve në universitete, Rama tha se qeveria ka një program financimi 18 mln euro për modernizimin e konvikteve. "I kam kërkuar Angela Merkel financim për konviktet. Dhe keni nisur nga godinat e Inxhinierisë. Janë godina që edhe kursejnë energji. Kush nuk do projekte, le të mbyllë sytë dhe të marrë megafonin atje e të thotë jo vetëm nuk duam të flasim, por edhe të shohim. Është kampusi i Qytetit Studenti, por nuk mund të rindërtojmë të gjitha konviktet për njëherë sepse u shkatërruan për 25 vjet". 

"1000 studentë ekselentë do të fitojnë direkt vendin e punës në administratë"
“Në Shqipëri ofrohen bursa ekselence dhe në këtë proces mund të bëjmë një zgjerim, por duhet ta bisedojmë”, tha Rama i cili shtroi në komunikimin me studentët edhe një propozim për çështjen e punësimit të studentëve ekselentë në administratë. “1000 vende pune në administratë nga klasifikimi i studentëve me mesatare 9 deri në 10, në të gjithë fushat, të cilëve do t’u ofrohet vend pune. Pa konkurs fare, me meritën e notave, pastaj do futet në konkurs”, tha Rama. Kryeminsitri shtoi se qeveria dhe studentët duhet të ulen dhe dialogojnë mbi një propozim të tillë, ashtu si për kërkesat e tjera.

Rama kritika rektorëve dhe dekanëve: Nuk u konsultuat me studentët, këtë s'ua kishim borxh
Kryeministri Edi Rama ka bërë përgjegjës rektorët dhe dekanët e universiteteve në vend për situatën e krijuar. Rama tha se ishte përgjegjësi e drejtuesve të universiteteve që të informonin studentët për ndryshimet në Ligjin e Arsimit të Lartë, tarifat vjetore dhe VKM-të për provimet e mbartura. Rama tha se ndryshimet në ligj janë miratuar të gjitha me konsultime me grupet e interesit përfshirë edhe dëgjesat me rektorët e dekanët, ndërsa nga ana tjetër këta të fundit nuk kanë adresuar risitë në ligj te studentët. 

Pyetja drejtuar Kryeministrit: Nuk mendoni se Ministria e Arsimit dhe të gjitha fakultetet përgjegjëse për situatën sepse nuk kanë informuar studentët as për VKM-në e famshme, as për efektet e ligjit të ri të arsimit, as për tarifat?

Përgjigja e Edi Ramës: Së pari arsyeja pse unë menjëherë u ndjeva keq dhe i thashë ministres së arsimit thirr urgjent dekanët për këtë VKM. Sepse VKM-ja e bërë në maj ishte befasi për studentët. Që do të thotë është marrë vendimi për të vendosur një tarifë dhe nuk u është thënë studentëve. Nuk ka asnjë nen, tarifë të ligjit që nuk është konsultuar me dekanët dhe rektorët. Lindita Nikolla si të gjithë të tjerat ka të metat e veta, por është konsultuar për çdo gjë me ju edhe për VKM, ndersa ju nuk konsultoheni me studentët? Dua t’u them rektorëve dhe dekanëve nuk ua kishim borxh këtë gjë. 

"Refuzimi i dialogut nga studentët, absurd, më kujtojnë Bashën në 2017"
Kryeministri e quajti sërish absurd refuzimin e dialogut nga studentët të cilët kanë dhënë ultimatum deri nesër për realizimin e kërkesave, ndërsa ngriti pikëpyetje për instrumentalizim politik të protestës nga PD dhe LSI. Rama ka qenë mjaft i qartë nga komunikimi 'live' në Facebook në thirrjen drejtuar studentëve të cilët paralelisht protestonin në ditën e shtatë përpara Ministrisë së Arsimit. Rama tha se protesta nuk është betejë mes studentëve dhe qeverisë, pasi edhe vetë qeveria edhe në ballë të frontit për të shëruar universitetet nga sëmundja e korrupsionit dhe keqadministrimit. 

"Nuk kam kërkuar dhe nuk kërkoj negociata, qeveria do dialog. Ka një dallim të thjeshtë. Negociohet mes palëve në konflikt. Ne nuk kemi asnjë konflikt, sepse çka studentët kërkojnë mua më gjen plotësisht dakord në kuptimin e nevojave, shqetësimeve, domosdoshmërisë për të adresuar një problematikë që është komplekse. Por kemi domosdoshmërinë të bisedojmë. Kam 7-8 kërkesa të ardhura në rrugë të ndryshme të protestës. Protesta nuk është politike apo është? Apo është e orkestruar në mënyrë të tillë që disa që i thash së fundi se kanë vënë edhe maska që dalin e thonë larg politikës ndërkohë që janë telefoni i prishur i politikës...

Nëse doli një dekan i papërgjegjshëm dhe tha se tarifën nuk do e paguani me këste por të gjithë njëhërë, atëherë protesta është e tyre. Unë nuk them ndaloni protestën. Vazhdoni dhe protestoni, sepse besoj se kërkesat e tyre do të plotësohen. Besoj se prindërit në shtëpi e kuptojnë shumë mirë se kjo është një shfaqje e papërshtatshme me kulturën demokratike të vendit. Problemi do isha unë nëse do thoja nuk do ketë dialog, kthehuni në Universitet.Në 2013-ën kërkesa ulëritëse e universiteteve ishte autonomia...

Ato tarifa i rriti autonomia. Po, ka një problem me tarifat, por kush kujton se duke u përpjekur ta kthejë këtë protestë, apo dikush e ka nxitur dhe ta çojë në rrugë të tjera me idenë që do ta kthejë në atë revolucionin e atyre pa popull, është i lirë ta provojë, por askush nuk duhet ta provojë se qëllimet e përbashkëta arrihen me ultimatume dhe me forma që nuk i njeh eksperienca demokratike.Eksperienca njeh plot raste siç janë terroristët që nuk pranojnë të negociojnë. Eksperienca njeh plot raste nuk protesta nuk dëgjohet nga autoritetet. Edhe rasti i fundit në Francë.

Qëllimi i protestave demokratike është rruga për zgjidhje. S'doni të dialogoni, është e drejta juaj, rrini atje dhe mos ndaloni së protestuari, por mos mendoni se kërkesat që secili ka në kokë ne t'i përpunojmë dhe të bëjmë lojë kungulleshkash. Nga ana tjetër është e qartë dhe duhet ta dëgjojnë të gjithë, unë do të isha aty si një student që është aty për veten e tij dhe jo për Lulin, Monikën e komshinjtë, por për veten e tij dhe për shtëpinë e tij, për të ardhmen e tij, për prindërit e tij. Të vuijnë 10 veta, 100 veta, 200 veta dhe të flasim", tha Rama.

Kryeministri tha se refuzimin e dialogut e ka ndeshur vetëm nga opozita dhe kryetari i PD, Lulzim Basha i cili hyri në çadër një vit e gjysmë më parë.  

"Kujtoj se i vetmi rast ku unë kam dëgjuar këtë lloj refuzimi ndaj dialogut është me opozitën e sotme. Me Lulzim Bashën që u fut në çadër dhe thoshte s’ka dialog, por plotëso kërkesat se do largohesh bashkë me qeverinë. Si shkuan punët më pas, s’ka nevojë se nuk jemi për këtë këtu. Kemi vrarë në protesta sepse qeveria dhe kryeministri nuk na dëgjonin. Unë jam i gatshëm që të dëgjoj.  Protesta nuk është politike, por pashë së fundmi se disa studentë kishin edhe maska. Se për çfarë i kishin maskat unë nuk e di. Si mund të jemi në vitin 2018 kundër dialogut?”", tha Rama.

VIDEO/Komunikimi i Ramës në Facebook

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lili: 10/12/2018 19:45

    Eeeeeee zoti kryminister me Lulin mun te bajsh qa te duash por me monikilirin jo se te blejn edhe ty me para lema studentat

    Përgjigju
  • Bossi: 10/12/2018 16:15

    Po tesh a e konfirmut

    Përgjigju
  • Arbër: 10/12/2018 11:34

    Tungjatjeta z kryeminister!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë