Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e akuzoi kryeministrin Edi Rama se po i mashtron studentët me deklaratat e bëra sot "live" në "Facebook", se rektorët dhe dekanët nuk janë konsultuar me studentët për çështjen e VKM-së dhe tarifat e studimit. Ajo shprehet më tej se meqenëse nuk arriti dot “ta kapë” rektoratin me Emiljano Shullazin, po përpiqet ta bëjë përmes kësaj mënyre.
“Rama kërkon të kapi Rektoratin, atë që se bëri dot me Shullazin, kërkon ta bëjë duke shfrytëzuar studentët! Harroje Edi Rama! Me mashtrime nuk i hedh dot hi syve studentëve. Plotëso kërkesat që të kanë nisur të qarta me shkrim dhe lëri monologjet me komente të paracaktuara për të mbajtur mediat 2 orë larg protestës masive të studentëve”, shkruan Zhupa në rrjetin social "Facebook".
Zëdhënësja e Partisë Demokratike u shpreh se Rama është pikërisht vendosësi i një sistemi që sot nuk ka lidhje me meritën dhe preferencën, por me terrorin.
“Ti ke vendosur një sistem që nuk ka lidhje me meritë dhe preferencë, por një sistem terrori që duhet të ndërtosh skema si mos ngelesh pa shkollë, ose ndryshe shko te privati. 70% e studenteve të mi janë në degën e tyre preferencë të 10-tët, duke bërë diçka ndryshe nga pasioni i tyre.
Ti ke vënë ministre me mesatare 5.9 por një nxënës që në moshë adoleshence del me këtë mesatare i ndalohet me VKM nga ty edhe konkurrimi për shkollën e lartë. Ti ke hequr universitetin part/time duke ua bërë të pamundur një studenti që edhe të punojë dhe të shkollohet. Nëse punon, le pas dore disa lëndë që ti ia bëre me VKM me para kreditet e mbartura”, shkruan Zhupa.
Zhupa përmendi si pasojë të sistemit aktual arsimor edhe ikjen e të rinjve nga vendi.
“Ti ke larguar nga Shqipëria me politikat e tua vetëm për oligarkët, 123570 të rinj deri në 35 vjeç që janë regjistruar për azil ekonomik sipas të dhënave të Eurostat. Në fjalimin e parë i quajte ngelës, në fjalimin e dytë i quajte studentë, në fjalimin e tretë kërkon t’i bësh bashkëqeverisës, ndërsa në fjalimin e katërt do duhet të pranosh që ata do jenë qeverisës pa ty. #dhjetoridytë”, shkruan më tej ajo.
pastaj thon qe protesta nuk eshte e pd-es dhe lesht e dhis.e si nuk ju vjen keq per neve qe na hapni barkun sa hapim syte ne mengjes deri sa flem ne darke,dhe ne gjume na dilni ju dhe na trembni si lugeter,si nuk ju shuhet fara te shpetoj ky vend nga kjo fare e keqe.akoma doni te ketheni unvirsitetet qe kishit falas?me dipllom ne shtepi pa vajtur asnje dite.nuk keni fajin ju por ata prinder qe japin leket dhe u bejn gjen me te keqe femijeve te tyre.asnjeher skane per te bere prokopi ne jete me dipllom fallso dhe duke ju ndenjur ju shushunjave nga mbas
Përgjigju