Dialogu Shqipëri-BE, Bregu: Jemi
në krizë politike,do bashkëpunojmë

Dialogu Shqipëri-BE, Bregu: Jemi<br />në krizë politike,do bashkëpunojmë
Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu pas tryezës së katërt të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE tha se në këtë takim opozita ka bërë të qartë kushtet pse nuk është në parlament. Bregu tha se vendi është në një krizë politike, por jemi të detyryar të bashkëpunojmë për hir të këtij proecesi.
 
“Ishte një takim në të cilin ne kemi paraqitur qëndrimet tona, ato qëndrime për të cilat jemi sot në një Parlament i cili nuk funksionon jo sepse opozita ka vendosur të mos marrë pjesë po sepse misioni kryesor i cili përmbushet në Parlament, ai i kontrollit parlamentar nga ana e opozitës, çështje të cilat kanë të bëjnë me mos-respektimin e vendimit të gjykatave, pra me dhunimin e Kushtetutës.  Kjo ka qenë pjesa që ka marrë jo vetëm kohën më të gjatë të takimit por ka marrë pjesën më të rëndësishme të tij, shpjegimi i situatës që ne jemi në një krizë politike dhe ne duhet të jemi të detyruar të bashkëpunojmë për hir të këtij procesi. Ne ishim në Parlament, ne pranuam dolëm në opozitë”, deklaroi Bregu pas takimit me dyer të mbyllura.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë

‘Konfliktet e ngrira përdoren për të shpëtuar nga llogaridhënia’, Basha: Beogradi të vërë para përgjegjësisë autorët e sulmit në Banjskë