Dialogu Strategjik SHBA-Shqipëri, Blinken: Diskutuam për mbrojtjen kibernetike, do qëndrojmë krah jush

Dialogu Strategjik SHBA-Shqipëri, Blinken: Diskutuam për mbrojtjen kibernetike, do qëndrojmë krah jush

Antony Blinken dhe Olta Xhaçka

Mbrojtja ndaj sulmeve kibernetike, ndryshimet klimatike dhe tregtia ishin ndër prioritetet që u diskutuan në takimin e sekretarit të Shtetit, Antony Blinken dhe ministres së Jashtme Olta Xhaçka. Në një postim në Twitter, Blinken shkruan se festojnë dialogun e suksesshëm strategjik ndërsa thekson se SHBA qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë.

“Kënaqësi që takohem me miken time, Olta Xhaçka dhe të festojmë një Dialog Strategjik të suksesshëm SHBA-Shqipëri. Ne diskutuam për prioritetet e përbashkëta në reformën demokratike, mbrojtjen, duke përfshirë mbrojtjen kibernetike, ndryshimet klimatike dhe tregtinë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah për krah me Shqipërinë, një aleate prej kohësh”, shkroi Blinken.

Duke qenë se Shqipëria ra pre e sulmeve kibernetike nga Irani në një kohë të shkurtër brenda pak muajve, kjo çështje nuk mund të mbetej jashtë vëmendjes gjatë takimit në SHBA. Kujtojmë se kongresmenët amerikanë në SHBA kanë dorëzuar një rezolutë që dënon sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë dhe kërkon vazhdimin e mbajtjes para përgjegjësisë për ata që organizuan sulmet.          

Të martën në Departamentin e Shtetit u mbajt, takimi më i rëndësishëm i marrëdhënies politike mes dy vendeve:  dialogu i partneritetit strategjik SHBA - Shqipëri. Në dialog morën pjesë përfaqësues nga 6 ministri si dhe  nga Departamenti i Shtetit, Departamenti i Mbrojtes, ai i Tregëtisë, Korporata Financiare për Zhvillimin Ndërkombëtar, si dhe agjenci të tjera qeveritare ku u diskutuan rrugë për të thelluar bashkëpunimin strategjik.

Marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë u rivendosën më 15 mars 1991, pas një ndërprerjeje prej 52 vjetësh. Fillimisht marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve ishin vendosur më 28 korrik 1922. Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA fillojnë në vitet e hershme të shekullit të XX, kur Presidenti amerikan Woodrow Uillson i ofroi mbështetjen e nevojshme dhe të domosdoshme shtetit të ri shqiptar, për njohjen e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eh ku kemi arrit: 27/10/2022 09:44

    Olta qe ka nderru 7 burra e 70 dashnor ska len njeri pa shku ne shtrat na perfaqeson shqiperin krah per krah blinken! Ku esht morali ??

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital

Atentat në Vlorë, plagosen me kallashnikov dy persona, transportohen në spital