Diaspora/ Balla takohet me kryebashkiakun e Brent në Londër: Krenar për shqiptarët që punojnë në strukturat e kësaj bashkie

Diaspora/ Balla takohet me kryebashkiakun e Brent në Londër: Krenar për shqiptarët që punojnë në strukturat e kësaj bashkie

Taulant Balla gjatë takimit me kryebashkiakun e Brent në Londër, Mo Butt

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Taulant Balla, po zhvillon një tur takimesh në Britaninë e Madhe prej disa ditësh.

Gjatë qëndrimit në Angli, ai u prit në një takim edhe nga kryetari i Bashkisë Brent Londër, Mo Butt.

Balla shprehu krenarinë për shqiptarët që janë integruar plotësisht në shoqërinë britanike dhe punojnë në strukturat e kësaj bashkie.

Gjatë ndalesës në Londër, Balla është takuar këto ditë me dhjetëra shqiptarë të suksesshëm që kanë mbërritur në Britaninë e Madhe pa asnjë mbështetje dhe ndihmë, dhe ia kanë arritur të integrohen më së miri falë punës dhe përkushtimit.

Ministri është shprehur se do diskutojnë me qeverinë britanike dhe kryeministrin Keir Starmer gjatë samitit të muajit maj, që të ketë proces lehtësimi për vizat e shqiptarëve, sikurse ato turistike dhe lejet e punës, për zgjerimin e emigracionit të ligjshëm.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 24 Mars, 23:36

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?



×

Lajmi i fundit

'Vlerë kishte rezultati', Kristjan Asllani: Shehu më ngjan në fushë, shumë teknik

'Vlerë kishte rezultati', Kristjan Asllani: Shehu më ngjan në fushë, shumë teknik