Diaspora protestë para Kuvendit: Nuk ka zgjedhje pa ne! Letër Kushtetueses: Parlamenti nuk iu është bindur, merrni masa të votojmë në 2025

Diaspora shqiptare është mbledhur sot në protestë para Kuvendit ku kërkojnë të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025.

“Dua të votoj në 2025” është motoja e kësaj proteste të thirrur nga diaspora, ndërsa shumë emigrantë mbajnë në duar pankarta me mesazhe për politikën.

“Nuk ka zgjedhje pa diasporën”, “Dy parti mbajnë peng votën e 2.2 milionë shqiptarëve”, thuhet ndër pankartat që ata mbajnë në duar.

Shqiptarët e Diasporës i kanë dërguar një letër kryetares së Gjykatës Kushtetuese lidhur me moszbatimin e vendimit nga ana e Kuvendit të Shqipërisë për votën e Diasporës. 

‘Ky vendim, i cili detyron Kuvendin e Shqipërisë të mundësojë votimin nga jashtë vendit brenda një viti, ende nuk është reflektuar në legjislacionin zgjedhor të vendit, duke penguar kështu të drejtë themelore të qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut për të votuar.’- thuhet në letrën dërguar kryetares së Gjykatës Kushtetuese.

Sipas grupimit të Diasporës, moszbatimi i këtij vendimi cenon legjitimitetin e zgjedhjeve të ardhshme.

‘Duke marrë parasysh që afati 1-vjeçar i zbatimit të vendimit ka skaduar dhe Kuvendi i Shqipërisë gjendet sot në shkelje të Kushtetutës,

Me zgjedhjet e ardhshme të planifikuara në pranverë 2025, është e domosdoshme që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të ketë kohën e nevojshme për të implementuar dhe mundësuar votimin e diasporës,

Moszbatimi i këtij vendimi cenon legjitimitetin e zgjedhjeve të ardhshme, parimet e demokracisë dhe të drejtën tonë kushtetuese për të votuar nga jashtë vendit. Ne kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese që të ndërmarrë hapat e nevojshëm zyrtar për të siguruar zbatimin e vendimit Nr. 38/22 nga Parlamenti.’- thuhet në letrën dërguar kryetares së Gjykatës Kushtetuese.

Letra e plotë:

18 Korrik 2024
Zonjës Holta Zaçaj,
Kryetare e Gjykatës Kushtetuese,
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr. 26,
Tiranë, Shqipëri.
Subjekti: Vendimi Nr. 38/22 i Gjykatës Kushtetuese.

E nderuar Znj. Gjyqtare,
Ne, të nënshkruarit shtetas të Republikës së Shqipërisë që jetojmë më së shumti në diasporë, nismëtarët e lëvizjes #duatevotoj2025, ju drejtohemi me këtë letër për të shprehur shqetësimin tonë lidhur me moszbatimin e vendimit tuaj Nr. 38/22 nga Kuvendi i Shqipërisë.

Ky vendim, i cili detyron Kuvendin e Shqipërisë të mundësojë votimin nga jashtë vendit brenda një viti, ende nuk është reflektuar në legjislacionin zgjedhor të vendit, duke penguar kështu të drejtë themelore të qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut për të votuar.

Duke marrë parasysh që:

• afati 1-vjeçar i zbatimit të vendimit ka skaduar dhe Kuvendi i Shqipërisë gjendet sot në shkelje të Kushtetutës,

• me zgjedhjet e ardhshme të planifikuara në pranverë 2025, është e domosdoshme që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) të ketë kohën e nevojshme për të implementuar dhe mundësuar votimin e diasporës,

• moszbatimi i këtij vendimi cenon legjitimitetin e zgjedhjeve të ardhshme, parimet e demokracisë dhe të drejtën tonë kushtetuese për të votuar nga jashtë vendit, ne kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese që të ndërmarrë hapat e nevojshëm zyrtar për të siguruar zbatimin e vendimit Nr. 38/22 nga Parlamenti.

Me respekt, te nenshkruarit:
1 Alban Shallasi, Shkoder,
2 Albion Nikolli, Itali,
3 Alda Noka, Itali,
4 Alida Karakushi, Brazil,
5 Andi Tepelena, Tiranë,
6 Anila Hyka, France,
7 Anton Bershimi, France,
8 Arbër Lleshi, Austri,
9 Ersida Tuci, Itali,
10 Ardit Buli, Austri,
11 Ardit Iskurti, Gjermani,
12 Ardit Ymeri, Austri,
13 Arilda Lleshi, Tiranë
14 Ariona Jupi, Gjermani,
15 Arjan Lleshi, Angli,
16 Arlinda Doçi, Austri
17 Artiola Shabani, Gjermani,
18 Bekim Disha, SHBA
19 Besian Muharremi, Austri,
20 Bledar Cakalli, Durrës,
21 Dashamir Kertusha, Itali,
22 Dhurata Lleshi, Greqi,
23 Ditmar Hasanaj, Finlandë,
24 Donaldo Lleshi, Qipro,
25 Drini Hoxha, Itali
26 Dritan Veshi, Gjermani
27 Edison Lika, Tiranë,
28 Edison Përleka, Gjermani,
29 Elio Nushi, Finlandë,
30 Elio Shyti, Gjermani,
31 Elsona Papajani, Kanada,
32 Emanuela Zaimi, Austri,
33 Entela Koja, Tiranë,
34 Ervis Breçani, Belgjikë,
35 Esmeralda Petrela, Austri,
36 Florian Haçkaj, Zvicër,
37 Florian Kola, Gjermani
38 Fioralba Duma, Tiranë,
39 Gentian Alimadhi, Itali,
40 Gerild Pjetri, Gjermani,
41 Gjetë Ndoj, Gjermani,
42 Ilda Përkeqi, France,
43 Ilirjan Neziri, Gjermani
44 Juxhin Gjoni, Belgjikë
45 Kejda Tusha, Gjermani
46 Klajdi Qehaja, Tiranë,
47 Klea Ducka, Austri,
48 Jola Bejkollari, SHBA,
49 Marjeta Makaj, Francë
50 Mikeljan Stafa, Gjermani,
51 Nador Bakalli, Kanada,
52 Petrit Aliaj, Itali,
53 Petro Lubonja, Austri,
54 Serxho Marku, Itali.

M.Q./I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/07/2024 02:45

    /PET/,kush po ju mban me koken mbi uje,shteti,apo remintancat e emigranteve?! Dhe detyren ndaj shtetit e kombit emigrantet do t'a bejne duke votuar dhe votimi do te behet me poste,kush te doje eshte i lire te votoje dhe fizikisht.Por politikanet qe duan t'ju mbajne juve dele e fukarenj pergjithemone e te qendrojne ne politike deri sa te vdesin, nuk e duan voten e diaspores se nuk e kontrollojne dot sic ju kontrollojne juve aty me rritje rrogash,vende pune,legalizime dhe para nen dore,as me kercenime e detyrime qe te merrni pjese ne protesta e mitingje nese e doni dhe neser ate vend pune qe keni,apo nje favor a ndihme qe kerkoni,apo te perfitoni nga nje grant,tender,apo kredi.

    Përgjigju
  • Pet.: 18/07/2024 18:00

    Mundesine qe te votoni e keni, por ju duhet qe te paraqiteni fizikisht te qendra e votimit. Meqe jeni kaq patriote, mos hajdeni ne Shqiperi vetem per pushime, por ejani dhe beni deyren tuaj ndaj shtetit dhe kombit. Gjithsesi nuk me duket e arsyeshme qe me taksat e fukarenjve te Shqiperise , te paguhen shpenzimet per votimin e Shqiptareve te cilet paguajne taksat e tyre jo ne Shqiperi.(ne kete rast Diaspores).

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?