'Diaspora tani do ushtrojë të drejtën elektorale edhe në atdhe', Spiropali: Shqipëria ka nevojë për votat e tyre! Sa më shumë të marrin pjesë aq më mirë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali mbajti fjalën e saj në sesioni hapës të Kuvendit për këtë vit, që përkon edhe me vitin elektoral. Spiropali vlerësoi ecurinë e hapave të ndërmarra nga Shqipëria drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Spiropali foli edhe për diasporën se tani kanë mundësi të japin kontributin e tyre edhe në Shqipëri, duke marrë pjesë aktive në zgjedhje dhe qeverisjen e vendit.

Sa më e madhe të jetë pjesëmarrja e tyre, aq më i rëndësishëm është ndikimi i tyre për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Shqipërisë.

'Hapëm udhë që kontributit ekonomik të plotësohet edhe me pjesëmarrje politike dhe elektorale. Shkurtuam deficitin demokratik. Shqipëria prej fillimit të viteve 90 është nga vendet me fluks më të lartë emigrimi. Shquhen për punën  palodhur dhe integrimin e shpejtë dhe marrëdhëniet e ngushta me institucionet. Janë qytetarët dhe shtetas të denjë. Një pjesë e tyre kanë fituar shtetësinë dhe ushtrojnë të drejtën elektorale. Këto mund ti ushtrojnë dhe në atdheun e tyre. Kanë më tepër hapësira të marrin drejtpërdrejtë në qeverisjen e vendit. Sa më shumë marrin pjesë në zgjedhje aq më shumë kontribuojnë. Shqipëria ka nevojë jo vetëm për 1 mld euro por edhe votat prej tyre.

Arritje tjetër është përshpejtimi i ritmeve drejt BE. Kjo shpejtësi ka qenë më e madhe se çdo periudhë që pas marrjes së statusit të vendit kandidat. Muajt e fundit patëm tryezën e dytë dhe të tretë dhe hapjen e negociatave për grup kapitujt themelore. Tirana qendra e gravitetit të integrimit të rajonit. Në maj do jemi mikpritës të samiti të 6 të Komunitetit politik europian. Në 2027 do mirëpresim samitin e NATO. Kuvendi ka realizuar objektivat për udhëheqjen e anëtarësimit.Anëtarësimi në 2030 është objektiv strategjik kombëtar. Ky është prioriteti i Shqipërisë deri në mbylljen e legjislaturës.'


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Bardhi sulmon Begajn: Sekretar i Taulant Ballës! Spiropali thirrje diasporës të votojë për zgjedhjet


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 20 Janar, 09:13

    Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Dreka zyrtare pas inaugurimit, Trump dhe Melani të trishtuar si në 'ceremoni motore' (FOTO)

Dreka zyrtare pas inaugurimit, Trump dhe Melani të trishtuar si në 'ceremoni motore' (FOTO)