DIBËR-Gjendet 36-vjeçarja në Dibër e cila kishte humbur prej 7 ditësh kontaktet me familjarët.
 
Policia e Dibrës në bashkëpunim me familjarët gjetën shtetasen me iniciale F.N në një kodër pranë rezervuarit të fshatit Grezhdan.
 
Prej ditës kur u denoncua e humbur policia ka vijuar kërkimet në mënyrë intensive për gjetjen e saj. Krahas shërbimeve të Policisë Vendore janë angazhuar edhe Polumbarët e Renea-s.
 
Shtetasja F.K, është dërguar në Spitalin Rajonal Peshkopi, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com