Dibër, Basha: Qeveria asnjë vlerë
ne jemi forca e alternativës

Dibër, Basha: Qeveria asnjë vlerë<br />ne jemi forca e alternativës
DIBER- Alternativat e ofruara nga kandidatët në garat për drejtues të PD-së anembanë vendit, kreu i kësaj force politike i ka vlerësuar si vlerë për partinë dhe për vendin. Në kuvendin Zgjedhor të kësaj partie në Dibër, Basha tha se pa alternativë nuk ka vlerë, duke sjellë në vëmendje dështimin e çdo premtimi të bërë nga maxhoranca dhe emërimin në poste drejtuese në administratë të personave me precedent kriminal.
 
“Pa alternative nuk ka vlerë. E ku e shohim këtë më qartë se tek Rilindja. U turrën të rrejnë e të gënjejnë për 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, legalizim falas rend brenda 300 ditëve. Asnjë alternative, asnjë vlerë dhe kjo është arsyeja se vlera nuk është parimi i kësaj qeverie. Kjo është arsyeja sepse po vërshojnë kriminelët e po emërohen në poste drejtuese. Sepse vlera nuk ka asnjë vlerë për këtë qeveri”, tha Basha.
 
Sipas kreut të PD, sot qytetarët po përballen me papunësi në rritje, varfëri, pasiguri për jetën, me mungesë shprese për të ardhmen. Basha tha se është detyrë e PD-së e t’u përgjigjet shpresave që qytetarët kanë sot te kjo parti për mirëqenie, zhvillim dhe integrim.
 
“Nuk kemi detyrë vetëm të mbrojmë vlerat e lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut. S’jemi thjesht gardianë, ne jemi promotorë të zhvillimit përmes punës së ndershme, përmes virtyteve më fisnike të njeriut. Ne kemi detyrë të madhe t’i japim krahë, shpresë dibranëve dhe gjithë shqiptarëve të lirisë, të zhvillimit, të mirëqenies, të standardit europian dhe të barazisë para ligjit për çdo shqiptar”, u shpreh Basha.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë