Një 47-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Dibrës.

47-vjeçari Sali Hafuzi ishte shpallur në kërkim pasi kishte goditur më gurë punonjësin e policisë në Dibër.
 
Blutë bëjnë me dije se në pranga ka përfunduar Sali Hafuzi banues në njësinë  Kala e Dodës-Dibër.

“Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi nga Shërbimet e Policisë është bërë ekzekutimi  vendimit penal nr 68, të Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila ka vendosur masën e sigurimit "Arrest me burg", për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës", parashikuar nga neni 237, i Kodit Penal.(Ky shtetas me datë 22 Gusht 2017,  ka goditur me gurë punonjësin e policisë të Komisariatit Dibër) thuhet në njoftimin për mediat.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com