Policia e Dibrës, ka prangosur mëngjesin e kësaj të mërkure 22-vjeçarin Regli Truçi, pasi teksa ka qenë duke ecur në rrugë, policia i ka gjetur në xhep një sasi prej 9.65 gram lëndë narkotike.
Policia e qytetit verior bën të ditur se, i riu është kapur në kuadër të operacionit të koduar “Llixha” ku Regli Truçi, 22 vjeç, lindur dhe banues në Durrës, i dënuar më parë me 6 muaj burg për ”Vjedhje” në hyrje të qytetit Peshkopi, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga policia, ju gjet e mbështjellë në një qese trasparente një sasi lënde narkotike e dyshuar Heroinë me peshë 9.65 gramë.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Gjithashtu u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe një aparat celular i shtetasit të arrestuar.
Redaksia Online
(F.T/sjhqiptarja.com)
/Shqiptarja.com