Rreth 5 persona po procedohen në gjendje të lirë nga policia e Dibrës pasi kanë ndërtuar objekte pa lejet përkatëse.
 
Policia e Dibrës bën me dije se ka nisur procedimi ndaj 49-vjeçarit me inicialet B.SH, 59-vjeçarit me inicialet A.SH të dy  banues në Dibër, pasi në lagjen "Dobrovë", Peshkopi, kanë ndërtuar  objekte pa leje përkatëse. 

Po ashtu ka nisur procedimi edhe ndaj 47-vjeçarit me inicialet H.M, 27-vjeçarit  E.M dhe 35-vjeçarit me inicialet E.M të gjithë banues në Maqellarë. Edhe këta persona kanë ndërtuar objekte pa lejet përkatëse.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Ndërtimi i paligjshm” parashikuar nga neni 199/a i Kodit Penal.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com