DIBËR-Ndalohet nga policia Leonard Lica 23 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë për vjedhje.

Ndalimi i tij u bë pas kallëzimit të një vajze 20 vjeçe me inicialet B.K. e cila ka deklaruar se është  përndjekur në periudha të ndryshme kohore nga Leonard Lica.

Materialet hetimore  i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale  “Përndjekje”,e parashikuar nga  neni 121/a , i Kodit Penal.

dy.b/shqiptarja.com