DIBER- Vota familjare, ku gratë dhe të rinjtë votojnë të ndikuar nga bindja politike e kryefamiljarit tashmë është një dukuri e njohur në vend. Këtë fenomen të shoqërisë shqiptare është munduar ta zbehë Instituti për Mirëqenie dhe Ambient, me qëllim ndërgjegjësimin e banorëve në qarkun e Dibrës.

Me mbështetjen edhe të ambasadës amerikane, është zhvilluar një tryezë e përbashkët me përfaqësues të pushtetit vendor në Dibër, për të shmangur shtrembërimin e rezultateve të zgjedhjeve përmes votimit familjar.

Ky projekt do të shtrihet në 10 komuna të qarkut të Dibrës, ku sipas përfaqësuesve të këtij projekti fenomeni është më i theksuar se në zonat e tjera.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)