DIBER - Ura e Muhurit në qarkun e Dibrës është në gjendje të mjerueshme, duke vënë në rrezik edhe jetën e banorëve të zonës. Siç shihet qartë edhe nga pamjet e siguruara nga A1 Report, fëmijë, të moshuar e të rinj janë të detyruar të kalojnë në këtë urë mbi të cilën është e rrezikshme të kalohet.

Sipas banorëve janë vënë në dijeni të gjitha institucionet, madje edhe vetë kryeministri Berisha, mbi rrezikshmërinë që paraqet kjo urë por deri tani gjithçka ka mbetur si më parë dhe askush nuk ka vënë dorë mbi të.

Ura e Muhirit është një nga urat më të vjetra të qarkut të Dibrës, e cila është ndërtuar në vitin 1936 dhe lidh 6 komuna me rrugën kryesore. Tani që ajo është plotësisht e amortizuar qarkullimi i makinave dhe i banorëve është thuajse i pamundur duke i lënë të izoluara të 6 komunat.

E vetmja gjë që ka mbetur nga kjo urë është skeleti i saj i hekurt mbi lumin Drin dhe ajo që pritet është zhvillimi i një tenderi që nuk dihet se kur do të ndodhë.