Policia e Dibrës ka zbardhur ngjarjen e ditës së djeshme ku mbeti i vrarë me armë zjarri 42-vjeçari Alban Kaloshi.
Një natë më parë autori Viktor Elezi 37-vjeç u vetëdorëzua në polici ndërsa këtë të shtunë blutë bëjnë me dije se kanë arrestuar edhe bashkëpunëtorin e tij 24-vjeçarin Veli Titini, banues në fshatin Brest i Poshtëm, Dibër.
"Arrestimi i tij u bë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 300 dhe 302 të Kodit Penal, pasi me datë 22.09.2017 rreth orës 01.30 ka qenë i pranishëm në momentin që është qëlluar me armë zjarri shtetasi A.K, nga Viktor ( Xhevahir ) Elezi, por është larguar dhe nuk është paraqitur për të dhënë shpjegime pranë organeve të policisë për ngjarjen si person që ka pasur dijeni për veprën penale të ndodhur" thuhet në njoftimin për mediat.
Policia po ashtu konfirmon edhe njëherë se autori i ngjarjes Viktor Elezi është tashmë nën pranga e policisë.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com