Dibër, zbardhen 6 vjedhje,
5 në pranga, një në kërkim

DIBËR-Policia deklaron se ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti, ndërsa ka arrestuar një person dhe ka sekuestruar armën e zjarrit. Konflikti mes dy personave ka ndodhur në orët e pasdites së djeshme në fshatin Shumbat, njësia Sllovë.

Për ngjarjen është arrestuar Jetmir Kade 35 vjeç, banues në fshatin Shumbat. Ai ishte konfliktuar me A.D, për një sasi lekësh rreth 9 mijë lekë që ky i fundit ia kishte borxh .

Konflikti ishte përshkallëzuar në ofendime e kërcënime në orët e mbrëmjes, ku Jetmir Kade kishte marrë armën e zjarrit , ku dyshohet se ka qëlluar në ajër para banesës së tij dhe më pas kishte shkuar rreth 300 metra larg banesës për t’u sqaruar me A.D.  

Gjithashtu policia deklaron se gjatë 24 orëve të fundit janë zbardhur 6 vjedhje, si dhe është goditur një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, janë arrestuar 5 persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Për këto ngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, armë zjarri, automjete, motorçikleta, lëndë narkotike e bimë narkotike të kultivuara.

Deklarata e policisë së Dibrës
Po si rezultat i punës profesionale të bërë nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore 6 raste të vjedhjes së pronës, ku për 4 raste janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura.

Konkretisht në vijim të operacionit të nisur tre ditë më parë ku u arrestua me inisiativën e Policisë një prej autorëve Edison Çuku, 23 vjeç, banues Dobrovë, Peshkopi (i dënuar më parë për vjedhje), ku ndaj tij Gjykata vendosi masën e sigurisë "arrest me burg", nga ana e Shërbimeve të Komisariatit të Policisë Dibër është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit :

Gentjan Ismaili, 22 vjeç, banues në njësinë administrative Melan, Dibër (i dënuar më parë për vjedhje).

Për këta dy shtetas nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit është dokumentuar me prova ligjore autorësia e 6 rasteve të vjedhjeve të ndodhura më parë, të cilat i kanë pranuar edhe vetë pas arrestimit të tyre.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur 2 automjete, 2 motorçikleta, një banesë dhe një kopësht fëmijësh, konkretisht:

Dy shtetasit e lartëpërmendur, të dënuar më parë për vjedhje, në bashkëpunim me njëri-tjetrin në periudha të ndryshme kohore kanë kryer vjedhjet si më poshtë :

Më datë 02.12.2016, në qytetin e Peshkopisë kanë vjedhur banesën e shtetasit me inicialet S.R.

Më datë 12.08.2017, në Peshkopi, kanë vjedhur automjetin tip "Volksëagen Sharon", në pronësi të shtetasit me inicialet S.Gj.

Më datë 15.08.2017, në Peshkopi, kanë vjedhur një motorçikletë tip "Honda", në pronësi të shtetasit me inicialet A.P.

Më datë 09.09.2017, në Peshkopi, kanë vjedhur automjetin tip "Mercedez Benz", në pronësi të shtetasit me inicialet R.M.

Më datë 09.10.2017, kanë vjedhur Kopështin nr 1 në qytetin e Peshkopisë. Më datë 13.10.2017, në Tiranë kanë vjedhur një motorçikletë në pronësi të shtetasit A.M. Gjithashtu në kuadër të punës për kapjen e personave në kërkim nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është kapur personi në kërkim me inicialet :

F.Ç, 28 vjeç, banues në Tiranë. Kapja dhe Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale " Vjedhje", parashikuar nga neni 134/1 i Kodit Penal.

Gjithashtu në drejtim të evidentimit dhe goditjes së rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, të atyre që tentojnë ta shpërndajnë në afërsi të shkollave apo në lokale nate, është goditur një tjetër rast gjatë ditës së djeshme, si dhe gjatë ditëve të fundit janë goditur edhe dy rate po të ngjashme, ku personat e arrestuar kultivonin bimë narkotike në numër të vogël dhe lëndën e prodhuar tentonin ta shpërndnin në doza të vogla. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Dibër në bashkëpunim me Efektivët e Komisariatit të Policisë Dibër kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :

Imer Lamallari, 50 vjeç, banues në fshatin Vasie, njësia administrative Kala e Dodës-Dibër. Si dhe kanë shpallur në kërkim djalin i tij shtetasin me inicialet V.L, 26 vjeç, banues në fshatin Vasie, njësia administrative Kala e Dodës-Dibër, pasi:

Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivët e policisë në ambjentet para banesës së tij i'u gjetën të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, si dhe në stallën e bagëtive i'u gjet një fuçi plastike me bimë të thara e dyshuar narkotike canabis sativa, me peshë 3 kilogram e 30 gramë e cila u sekuestra në cilësinë e provës materiale.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër , do të vijojë punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, dhe në këtë kuadër fton të gjithë banorët e qarkut Dibër të telefonojnë në numrin pa pagesë 129 , apo të kontaktojnë me cilin do punonjës policie apo drejtues policie për të denoncuar çdo rast të paligjshmërisë, duke ju garantuar ruajtijen e anonimait dhe reagimin e shpejtë e të ashpër ndaj shkelësve të ligjit.

dy.b/shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Dosja e aferës 'Partizani', SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 Shkurtit: Do udhëtojë drejt Gjermanisë

Dosja e aferës 'Partizani', SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 Shkurtit: Do udhëtojë drejt Gjermanisë