Dibër/ 60-vjeçari përplaset për vdekje, drejtuesi i mjetit largohet nga vendi i ngjarjes! E bija në lot: O babi im (VIDEO)

DIBËR- Një 60-vjeçar është përplasur për vdekje në vendin e quajtur "Ura e Gjoricës" në Dibër. Drejtuesi i mjetit ka përplasur 60-vjeçarin Femi Leka dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacionit të dhënë nga autoritetet, hetimet e para tregojnë se viktima ka humbur jetën pasi përplas nga makina. 60-vjeçari punonte si punonjës sigurimi në një subjekt privat dhe po kthehej nga puna në këmbë kur u përplas nga një mjet që e pa shenja jetë në rrugë.

Report Tv solli edhe pamjet nga vendi i ngjarjes, ku dallohet trupi i 60-vjeçarit në anë të rrugës kombëtare. Pamje rrëqethëse janë moment kur vajza e tij vjen në vendin e ngjarjes dhe thërret në lot "o babi im". 

“Rreth orës 17:00, në vendin e quajtur "Ura e Gjoricës", është gjetur pa shenja jete, shtetasi Femi Leka, rreth 60 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes”, njofton policia.

Grupi hetimor ka nisur veprimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të mbledhur prova ligjore që mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit të aksidentit.

1731695989_52d2a1c7ea8c4ca1a35a8cdd358c2eb7.jpg

 

Viktima Femi Leka

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:20
Dibër/ E përplasën për vdekje dhe e lanë në rrugë, vajza e 60 vjeçarit në lot: O babi im

 

Një 60-vjeçar është përplasur për vdekje në vendin e quajtur "Ura e Gjoricës" në Dibër. Pas aksidentit në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca.

Ndërkohë i trishtë është momenti kur vajza shikon të trupin e të atit. Në pamjet e siguruara për Report Tv vajza e viktimës hap dyert e ambulancës dhe mes lotësh dëgjohet të thotë ‘O babi im’.

Vijon puna për kapjen e autorit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Shiste fishekzjarre kontrabandë, procedohet penalisht pronarja e subjektit

Korçë/ Shiste fishekzjarre kontrabandë, procedohet penalisht pronarja e subjektit