Dibër/ Arrestohet një 47-vjeçar, po drejtonte automjetin në gjendje të dehur

Dibër/ Arrestohet një 47-vjeçar, po drejtonte automjetin në gjendje të dehur

Foto ilustruese

Një 47-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi është kapur në flagrancë teksa drejtonte në gjendje të dehur automjetin e tij.

47-vjeçari i identifikuar me inicialet Q.Gj, është pikasur dhe vënë në pranga nga policia rrugore në Dibër.

"Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin Q.Gj., 47 vjeç, banues në fshatin Kastriot, pasi u kap duke drejtuar automjetin e tij, në gjendje të dehur."-njofton policia.

 

Po ashtu, një 27-vjeçar është vënë në hetim nga policia e Dibrës.

I riu me inicialet A.L., u kap duke transportuar me një automjet tip fugon, lëndë drusore të cilën e kishte prerë në mënyrë të paligjshme.

Blutë bëjnë me dije se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Një tornado i fuqishëm ‘rrafshon’ qytetin në SHBA, ja bilanci i dëmeve

VIDEO/ Një tornado i fuqishëm ‘rrafshon’ qytetin në SHBA, ja bilanci i dëmeve