DIBËR - Një punonjës lokali është arrestuar dhe janë 8 makineta të lojërave të fatit janë sekuestruar nga policia në Peshkopi. Ky veprim ka pasuar një hetim të zhvilluar në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, bazuar në inteligjencën policore që sugjeronte se në lokalin e pronarit Q.T. (i arrestuar në dhjetor të vitit 2024), ishin vendosur makineta për ushtrimin e lojërave të fatit.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë lokal, Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 8 makineta, si dhe një shumë parash. Pas hetimeve, u arrestua shtetasi A.S., 61 vjeç, punonjës i lokalit, për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara". Po ashtu, janë referuar materiale shtesë ndaj pronarit të lokalit, shtetasit Q.T., për veprën penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".
'Shërbimet për Hetimin e Krimit të DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar dhe në inteligjencën policore se në lokalin në pronësi të shtetasit Q.T, ( i arrestuar nga policia në muajin Dhjetor 2024), ishin vendosur makineta për ushtrim të paligjshëm të lojrave të fatit, policia ka ushtruar kontroll dhe gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 makineta dhe një shumë parash.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua shtetasi A.S., 61 vjeç, banues në Peshkopi, (punonjës i lokalit) për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara", si dhe u referuan materialet shtesë në ngarkim të pronarit të lokalit shtetasit Q.T., (i cili është arrestuar më parë), për veprën penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara".', njofton policia.
Materialet procedurale për këtë çështje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Dibër për veprime të mëtejshme.