Banorët denoncojnë zhdukjen e bashkëfshatarit: Po peshkonte buzë Drinit të Zi, nuk u kthye në shtëpi! Policia e Dibrës: Ndërpremë kërkimet për shkak të errësirës

Banorët denoncojnë zhdukjen e bashkëfshatarit: Po peshkonte buzë Drinit të Zi, nuk u kthye në shtëpi! Policia e Dibrës: Ndërpremë kërkimet për shkak të errësirës

Banorët e fshatit Fushë-Alie të Dibrës kanë denoncuar në polici zhdukjen e bashkëfshatarit të tyre 50-vjeçar me inicialet T.Xh. Mësohet se 50-vjeçari prej orëve të pasdites ka humbur kontaktet dhe nuk është kthyer në banesë.

Blutë e Dibrës bëjnë me dije se nga deklarimet e disa banorëve, T.Xh., është parë për herë të fundit në vendin e quajtur 'Rrethas', buzë lumit Drini i Zi duke peshkuar dhe më pas nuk kanë parë më.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe forcat 'Shqiponja', kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Aktualisht kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës dhe do të rifillojnë përsëri në orët e para të mëngjesit.

Njoftimi i Policisë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, rreth orës 19.00,  janë njoftuar nga disa banorë të fshatit Fushë-Alie, ku kërkonin ndihmën e policisë pasi shtetasi T. Xh., rreth 50 vjeç, prej orëve të mbasdites ka humbur kontaktet dhe nuk është kthyer në banesë.

Nga deklarimet paraprake të disa prej banorëve, rezulton se e kanë parë  shtetasin T. Xh., në vendin e quajtur 'Rrethas', buzë lumit Drini i Zi, dyshohet duke peshkuar dhe më pas nuk kanë parë më.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe forcat 'Shqiponja', kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.

Aktualisht kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës dhe do të rifillojnë përsëri në orët e para të mëngjesit. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar

SHBA, akuza për ryshfet ndaj ligjvënësit Henry Cuellar