Policia ka bllokuar kamionçinën tip Benz me targa AA 958 MU, që drejtohej nga B. D., e ngarkuar me lëndë drusore rreth 3 metër kub, automjetin tip IFA me targe AA 271 AB, që drejtohej nga H.T, e cila ishte e ngarkuar me lëndë drusore rreth 5 metër kub, si dhe kamionçinën tip Benz me targe DR 1724 F, që drejtohej nga I.L dhe ishte e ngarkuar me lende drusore rreth 2 metër kub.
Të tre automjetet së bashku me drejtuesit e tyre janë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se lënda drusore e prerë ishte prerë në mënyrë të paligjshme me qëllimin për tu shitur. Në përfundim të veprimeve të para hetimore tre të ndaluarit u proceduan penalisht dhe do të ndiqen në gjendje të lirë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com