Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Arsimit të Lartë, Aleksandër Kovaçi, nga protesta para Kryeministrisë, deklaroi se Kryesia e Sindikatës ka vendosur të bojkotojë dhënien e mësimit në universitete, në shenjë mbështetjeje për studentët.
Ende nuk dihet nëse një vendimi të tillë do t'i bashkohen të gjithë pedagogët, pasi deri më tani vetëm rreth 10% e personelit akademik në vend ka nënshkruar peticionin përmes të cilit kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe krijimi i një qeverie kujdestare.
Edhe protestës iu bashkua vetëm një grup pedagogësh nga afro 10 mijë që numëron personeli akademik në vend.
Lajmi kryesor:
Një grup pedagogësh i bashkohen edhe sot protestës, përmbysin ‘karriget e dialogut’! Në krye ish-zyrtari i SHIK-ut të Berishës: Rama të dorëhiqet! Nuk mungon as dhëndrri dhe vajza e Berishës (VIDEO)
LAJMET MË TË VLERËSUARA









