Një 39-vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia në Dibër, pasi tentoi të godasë me sëpatë gruan e tij e cila po shkonte në gjykatë për seancën e ndarjes, e madje kishte dhe urdhër mbrojtje prej tij.

Ai e përndoqi gruan me të cilën është në proces divorci, dhe në momentin kur e shoqëruar nga një mik i saji, u futën në një dyqan, 39-vjeçari hyri brenda dhe tentoi t’i godasë të dy me sëpatë.

Ndërhyrja në kohë e policisë shmangu ngjarjen e rëndë dhe arrestoi 39-vjeçarin e identifikuar si a Miri (Xhevahir) Likola

“Ky shtetas kishte përndjekur bashkëshorten e tij, e cila po shkonte në gjykatë, ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje dhe do të zhvillonte seancën për ndarje. Në momentin që bashkëshortja e tij, e shoqëruar nga një shtetas tjetër, janë futur në një dyqan, 39-vjeçari ka hyrë në ambientet e dyqanit, është konfliktuar dhe ka tentuar të godasë me mjetin prerës (sëpatë), bashkëshorten dhe mikun e saj”

Gjithashtu, gjatë konfliktit 39-vjeçari ka dëmtuar disa orendi në dyqanin ku zhvilloi konfliktin.