Dibër- Një 38-vjeçar është vendosur në pranga nga policia e Dibrës pasi dhunoi dhe kërcënoi gruan se do e vriste.
Emri Mera u arrestua në banesën e tij në fshatin Lishan, pas kallëzimt në polici nga bashkëshortja e tij.
Gjatë kontrollit të kryer blutë bëjnë me dije se gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 3 granata dore të montuara me kapsolla ndezëse, 1 krehër pistolete dhe një sasi municioni luftarak.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas njoftimit nga një 38-vjeçare se në banesë, në fshatin Lishan, njësia administrative Luzni, bashkëshorti i saj po e dhunonte dhe po e kërcënonte për ta vrarë, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.
Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale të shërbimeve të Policisë u kap dhe u vu në pranga shtetasi Emri Mera, 38 vjeç, banues në fshatin Lishan", thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprat penale "Dhuna në familje", "Kanosja" dhe "Mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".
Xh.K/r.k./Shqiptarja.comKomente

