Dibër, ekzekutoi biznesmenin para shtëpisë, burg për autorin e krimit

Dibër, ekzekutoi biznesmenin para shtëpisë, burg për autorin e krimit

Viktima Elsi Kosiqi

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për shtetasin Mahmut Gega, i cili dyshohet të jetë autori i vrasjes së biznesmenit Elsi Kosiqi, në Maqellarë të Dibrës. Ngjarja e rëndë ndodhi tri ditë më parë, ku 32-vjeçari u ekzekutua në oborrin e banesës së tij.

Krimi ndodhi pas një sherri mes autorit dhe viktimës, ku ky i fundit u qëllua me tre plumba në kraharor. Ai kishte parkuar makinën dhe po mbyllte portën e shtëpisë. Autorët që e kanë ndjekur nga pas e kanë thirrur në emër dhe e kanë qëlluar për vdekje.

Njoftimi i policisë:
Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur gjatë orëve të mëngjesit të datës 20.03.2018, në Maqellarë, ku u vra me armë zjarri shtetasi E.K. Në vijim të informacionit paraprak, ku është vrarë me armë zjarri, në oborrin e banesës së tij në Maqëllarë shtetasi E.K, rreth 32 vjeç, pas një pune intensive nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i  autorit të dyshuar të  vrasjes, shtetasi:

M.G, banues në njësinë administrative Shupenzë. Paraprakisht dyshohet se shkaku është për konflikte për motive të dobëta. Për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera dhe rrethana të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja