Dibër, vrau 32-vjeçarin te dera e shtëpisë, arrestohet autori/VIDEO

DIBER - Arrestohet autori i vrasjes së 32-vjeçarit Elsi Kosiqi në Njësinë Administrative Maqellarë në Dibër, ngjarje kjo e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Autori i vrasjes është M.G, banues në njësinë administrative Shupenzë, i cili është prangosur nga policia mbrëmjen e sotme. 


(Viktima Elsi Kosiqi)

Policia sqaron se krimi ndodhi pas një sherri mes autorit dhe viktimës. Ky i fundit u qëllua me tre plumba në kraharor pranë shtëpisë së tij. Ai kishte parkuar makinën dhe po mbyllte portën e shtëpisë. Autorët që e kanë ndjekur nga pas e kanë thirrur në emër dhe e kanë qëlluar për vdekje. 

Njoftimi i policisë: 

Maqellarë- Dibër

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur gjatë orëve të mëngjesit të datës 20.03.2018, në Maqellarë, ku u vra me armë zjarri shtetasi E.K.

Në vijim të informacionit paraprak, ku është vrarë me armë zjarri, në oborrin e banesës së tij në Maqëllarë shtetasi E.K, rreth 32 vjeç, pas një pune intensive nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i  autorit të dyshuar të  vrasjes,  shtetasi :

M.G, banues në njësinë administrative Shupenzë. Paraprakisht dyshohet se shkaku është për konflikte për motive të dobëta. Për shkak të hetimeve nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera dhe rrethana të ngjarjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda