DIBER- Gjendet trupi I pajetë i 19 vjecarit Mariglen Halili i cili u mbyt dje në Urën e Topojanit në Dibër. Ndërkohë që nuk dihet ende fati i pasagjerit që gjendej bashkë me të në automjetin tip Benz që përfundoi në ujërat e Drinit të Zi. Forcat e policisë dhe banoret e zonës gjetën viktimën 3 km larg vendit ku u aksidentua. Ngjarja e rëndë ndodhi djë në mbrëmje rreth orës 19.30 kur automjeti tip benz të cilin e ngiste 19 vjecari Halili doli nga rruga në Urën e Topojanit dhe përfundoi në ujërat e Drinit të Zi. Dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë me të cilën levizte 19 vjecari. Forcat e policisë vijojënë kërkimet për gjetjen e pasagjerit.(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com











