Përfundon në pranga dhe autorit i katër i grabitjes me armë të banesës së shtetasit I.H., në Grykë-Nokë në Dibër. Gjatë operacionit të koduar "Shumbati" u arrestuar shtetasi V.S., 34 vjeç, i cili akuzohet  për vjedhjen me armë të një shume prej 300 mijë lekë në një banesë nën kërcënimin e armës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Policia e Dibrës, pasi në bashkëpunim me 3 persona të tjerë ( të cilët janë arrestuar më parë), kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një shumë parash në banesën e shtetasit I. H.

Pas grabitjes me armë autorët  u vunë në ndjekje nga policia, ku u kapën 3 nga autorët  M.M, 26 vjeç, D.M, 26 vjeç dhe M.K, 25 vjeç.