DIBËR- Etmond Lalaj është arrestuar nga policia e Dibrës, pasi i ka vendosur lëndë eksplosive në afërsi të banesës dhe dyqanit një 54-vjeçari.
42-vjeçari, banues në Burrel, i dënuar me parë për disa vepra penale në fushën e krimeve ndaj personit dhe pasurisë, dhe aktualisht vuante dënimin alternativ 'Shërbim prove', për shkak të një konflikti me Artan Cukën, ka shkuar pranë banesës së këtij të fundit, ku ka vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse eksploziv pa shkaktuar dëme.
Gjithashtu, në portën hyrëse të dyqanit të Artan Cuka ka vendosur një tjetër sasi lënde plasëse eksploziv, dhe nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Në cilësinë e provës materiale, Etmond Lalajt, iu gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pushkë, 87 copë fishek, 4 granata dore, 5 copë ndezëse granatash, 4 metër fitil zjarrpërcjellës, 2 targa të një automjeti në pronësi të një shtetasi tjetër dhe një aparat celular. 42-vjeçari i kishte fshehur armët brenda në mur dhe i kishte mbuluar me një panoramë lecke.
Sipas policisë 42-vjeçari dyshohet se është autor dhe i disa ngjarjeve të mëparshme me eksploziv në Burrel, për të cilin në bashkëpunim me prokurorinë vijojnë hetimet intensive për zbardhjen dhe grumbullimin e provave, si dhe identifikimin e kapjen e bashkautorëve të tjerë të përfshirë në këto ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
10.4%
-
Shëndet
68.3%
-
Mirëqënia
21.4%
Vota total: 1386
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mori 3000 euro për të favorizuar një të pandehur, SPAK vendos masën 'arrest në burg' për oficerin e policisë gjyqësore në Dibër
28 Dhjetor 2024, 15:54
-
Atentat ndaj vëllait të të ‘fortit’ të Bulqizës? Denoncimi i Tërnovës në polici: Më qëlluan me armë! Efektivët gjejnë një motor të djegur
27 Dhjetor 2024, 13:27
-
Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin
26 Dhjetor 2024, 18:43
-
Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral
26 Dhjetor 2024, 09:59
-
Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së
25 Dhjetor 2024, 21:51
-
Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje
25 Dhjetor 2024, 21:49
-
Reshjet e dëborës në disa akse, ARRSH: Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir! Borëpastrueset në terren
24 Dhjetor 2024, 08:39
-
Moti i keq/ Bora bllokon qarkullimin në rrugën e Arbrit (VIDEO)
23 Dhjetor 2024, 15:33
-
Dibër, aksident në aksin Melan-Peshkopi! Automjeti i 62-vjeçarit del nga rruga, lëndohen 3 persona
23 Dhjetor 2024, 10:51
-
'Braktisen punimet prej 12.5 milionë eurosh për rrugën e Lurës', Elda Hoti: Fondet po vidhen nga investitorët strategjikë
18 Dhjetor 2024, 16:25
-
Lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra në Burrel
17 Dhjetor 2024, 18:05
-
Bulqizë/ Reshje të dendura shiu, bëhet e pakalueshme rruga që lidh dy lagjet e qytetit! Banorët heqin këpucët për të kaluar (VIDEO)
15 Dhjetor 2024, 11:51
Tipa te tille duhet ti heqesh qafe para se te arrijn te bejne krime te renda
Përgjigju