Tritoli në makinën e minatorit dhe ish-kandidatit për deputet Elton Debreshi, Gjykata lë në burg vëllanë e tij! Skenari për azil u zbulua nga përgjimet

Gjykata cakton arrest në burg për Alfred Debreshin i cili akuzohet se ka vënë tritol në makinën e vëllait të tij minatorit dhe ish kandidat për deputet Elton Debreshi. Dyshohet se Debreshi e ka sajuar atentatin me tritol në makinën e tij, në bashkëpunim me të vëllanë, për të përfituar azil në Gjermani. Kjo është pista kryesore e prokurorisë së Dibrës, e cila ka kryer një përgjim ambiental të bisedës së dy vëllezërve, Eltonit dhe Alfredit, i cili tashmë është lënë pas hekurave i dyshuar si autor i vendosjes së tritolit në makinën parkuar në oborrin  e shtëpisë, që shkaktoi vetëm dëme të vogla materiale.

Nga përgjimet rezultoi se Alfred Debreshi, është person i implikuar drejtpërdrejt në këtë ngjarje, pasi në bisedat e tij, ai disa herë i drejtohet vëllait të tij, Eltonit, me fjalët më fute në burg". Po kështu gjatë bisedave ambientale të përgjuara, vëllezërit Debreshi flasin për mënyrën se si ato e kanë deklaruar ngjarjen përpara policisë dhe janë shumë të shqetësuar pasi deklarimet e Alfredit nuk përputhen me të Eltonit.  

Gjatë marrjes në pyetje, Elton Debreshi ka deklaruar se atentati mund të ishte një formë presioni që të mos denonconte më problematikat në miniera. Në dëshmi, Debreshi ka përmenduar edhe Gjermaninë, por jo për azil, por një udhëtim me familjen, ku do i priste kushëriri që jeton atje, si dhe do të vizitonin familjarisht edhe Francën. Gjithashtu Elton Debreshi ka deklaruar se edhe vëllai i tij kishte ndërmend të ikte në Gjermani tek kushëriri i tyre, pasi edhe ai ishte i papunë dhe jeton në kushte të vështira ekonomike.

Debreshi ka kandiduar në zgjedhjet e 25 prillit si deputet i pavarur në Dibër edhe pse nuk arriti të marrë votat për të siguruar mandatin. Gjithnjë ka ngritur zërin për të drejtat e minatorëve, dhe vetëm së fundi mundi të marrë pagat për 15 muaj pas një vendimi të gjykatës për pushimin e padrejtë nga puna.

1630408766_163040840016303342271630138622DEBRESHI2.jpg

Alfred dhe Elton Debreshi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan