DIBËR - Një 29-vjeçar është ndaluar nga policia kufitare e Bllatës pasi u kap me një shumë monetare të padeklaruar.

Në dalje të Republikës së Shqipërisë, M.L., i cili ishte me automjetin e tij tip Volkswagen, u ndalua për një kontroll të dytë, në të cilën u konstatua se kishte me vete 10 070 euro, 1 milion lekë të vjetra dhe 70 paund të padeklaruara.

Në vijim të veprimeve ndaj 29-vjeçarit banues në Bushtricë të Kukësit, nisi hetimi, ndërsa shuma monetare u sekuestrua.

'Gjatë kontrollit janë konstatuar vlera monetare,  të padeklaruara në shumën 10070 euro, 100.000 lekë dhe 70 paund, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.    

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M.L.,  29 vjeç, banues në Bushtricë, Kukës, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".', thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Ai do të hetohet për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë", teksa materialet proceduriale i janë kaluar Prokurorisë.