Një 31-vjeçar ka humbur jetën në lumin Setë, në fshatin Sinë të Dibrës, pasi teksa ka qenë duke peshkuar, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se trupi i pajetë i 31-vjeçarit po transportohet për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Njoftimi i Policisë:
Dibër/Informacion paraprak-Në fshatin Sinë, Njësia Administrative Arras, Bashkia Dibër, shtetasi E. K., 31 vjeç, dyshohet se duke peshkuar në lumin Drini i Zi, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën.
Trupi i pajetë i 31-vjeçarit, po transportohet për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.









Komente
Komento