Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Dibër, të akuzuar se kalonin naftë kontrabantë nga Maqedonia e Veriut. Mësohet se në pranga kanë rënë Adil Cibaku, Izet Merdini dhe Artur Lami, përkatësisht administrator i një kompanie transporti publik, menaxher dhe shofer. Sipas Policisë, këta persona kishin instaluar dy serbatorë për naftë në një autobus të kompanisë dhe në mënyrë të vazhdueshme merrnin naftë në Dibër të Madhe dhe më pas e depozitonin në një depozitë nafte në afërsi të kompanisë së tyre.
Po ashtu dyshohet se ata,nëpërmjet autobusëve të udhëtarëve, kryenin kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë dhe evazion fiskal duke shmangur detyrimet doganore të hidrokarbureve nga pika e kalimit kufitar Bllatë ku më pas u furnizonin mjetet e transportit.
Pas kontrolleve në ambientet e magazinës së kompanisë u gjet një depozitë e mbushur me naftë në sasinë rreth 800 litra e dyshuar se është grumbulluar nga veprimtaria kriminale e kontrabandës së kryer nga personat e mësipërm.
Gjithashtu gjatë kontrollit sekuestruar 10 Aparate transmetimi sinjali televiziv (Android Tv), 13 Router interneti, kuti medikamentesh, artikuj të ndryshme kancelarie, pa dokumentacionin shoqërues, si dhe automjeti në të cilin ishin të instaluar dy serbatorë të mbushura me naftë gjithsej 145 litra.
Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, "Fshehja e të ardhurave".
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Besoni se Greqia do pranojë hapjen e grupkapitujve të parë Shqipëri-BE?
-
Po
66.2%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 607
Lajme të tjera
-
Fibank zbatoi valën e parë të mbjelljes së pemëve për çdo pjesëtar të familjeve që kanë marrë një kredi hipotekore
7 Dhjetor, 17:09
-
VIDEO/Tentoi të trafikonte 710 gr kokainë në Maqedoninë e Veriut, arrestohet 59 vjeçari në Peshkopi! Shpërndante drogë edhe pranë shkollave (EMRI)
5 Dhjetor, 09:32
-
Përplasi të miturin në Burrel, arrestohet shoferi i automjetit në pronësi të kompanisë 'Breçani Security'
2 Dhjetor, 15:14
-
(EMRAT) Burrel, arrestohet 23-vjeçari dhe shpallet në kërkim vëllai i tij, shisnin drogë afër shkollave! U sekuestrohet çanta plot me doza kanabis dhe arsenal armësh
2 Dhjetor, 10:14
-
Mjeti i 'Breçani Security' përplas të miturin, në pranga shoferi në Burrel
1 Dhjetor, 14:54
-
Pas djathit te bjeshkëve, Veleçikut edhe kumbulla e thatë e Dibrës me glikonë e arrës së Përmetit drejt çertifikimit identitar
30 Nëntor, 18:50
-
INSTAT: Tkurren me 7.4% lindjet në tremujorin e tretë të 2023! Më pak lindshmëri në Kukës e Dibër
30 Nëntor, 12:37
-
VIDEO/ Shikoni si është çarë toka në Dibër, dherat e balta mbuluan aksin nacional Klos - Qaf Buall! Banorët apel për ndihmë
30 Nëntor, 10:32
-
Aksident në Bulqizë, makina përplaset me autobusin, plagoset 61-vjeçari
30 Nëntor, 10:11
-
Reshjet shiu gjatë natës, rënie gurësh e inertesh në disa akse, ARRSH: Qarkullimi vijon pa probleme! Në Bulqizë prezencë uji në rrugë
29 Nëntor, 10:48
-
Reshjet/ Shembje masive gurësh në aksin Fushë Arrëz–Mirditë dhe në rugën e Arbrit! Era thyen pemët në Librazhd, dëme në disa biznese
28 Nëntor, 12:45
-
Në Dibër disa fshatra pa energji elektrike, 3 grupe të OSHE së Kavajës dhe Durrësit u shkojnë në ndihmë! Rrugët e kalueshme me zinxhir
27 Nëntor, 09:43
Seriozisht???? Kastrati cdo dy anije njeren e ka kontrabande dhe arrestohen persona qe mbledhin 1000 litra nafte qe mos ta blejne ketu me keto cmime abuzuese. Mundohen te kursejne pak lek e ta blejne me lire dhe per kete arrestohen? Ky eshte si te arrestosh nje pencionist se i sjellin ilacet femijet nga jashte qe te mos helmohet nga ilacet e skaduara te mafias se depove. Turp vallaj
PërgjigjuGjynof te hajne burg per kete gje. Gjithsesi, e kane ditur rrezikun.
PërgjigjuSeriozisht e keni !? Wow cfare aksioni policior se kam degjuar kurre me par...cudira Alla albanistan
Përgjigjupo ulen dhe ketu cmimin e naftes o shtet hajdutesh qe te mos ndodhin keto gjera.nga halli e bejne o shtet shkerdhate