Dibër, Mësuesi i bëri për spital
nxënësit por... gjykata e lë të lirë!

Gjykata e Dibrës ka dhënë sot masën "arrest shtëpie" për mësuesin, Agim Muça, që dhunoi me dru zjarri nxënësit e shkollës 9 vjeçare, të Orzhanovës në fshatin Ostren.
 
Gjykata ka arsyetuar se nuk ka prova materiale për fajësinë e mësuesit dhe për këtë qëllim e ka dhënë masën arrest shtëpie.
 
Mësuesi, Agim Muça, në gjendje të dehur, dhunoi pak ditë më parë 12 nxënës të shkollës 9- vjeçare të Orzhanovës në Ostren.
 
Nga dhuna mbetën të plagosur katër nxënës ndërsa një vajzë u dërgua në spitalin rajonal të Dibrës me fraktura në trup. 

Shqiptarja.com ka siguruar edhe dëshmitë e të pandehurit dhe të nxënëses së dhunuar përpara gjykatës. Nxënësja pretendon se është kapur për flokësh dhe i është përplasur koka për banke, akuzë e cila hidhet poshtë nga mësuesi 63 vjeçar.

Nga ana tjetër, akuzat e nxënëses rrëzohen edhe nga raporti mjekësor, ku shkruhet se në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune.

Organi i akuzës ka kërkuar mbajtjen në burg të Muçës me pretendimin se ai mund të ushtrojë edhe vepra të tjera të dhunshme, gjë që ka hasur në kundërshtimin e avokatit mbrojtës, sipas të cilit arrestimi është i paligjshëm dhe se kërkesa e prokurorisë është e ndikuar mediatikisht. 

Dëshmitë e nxënëses së dhunuar dhe të pandehurit përpara gjykatës

Dëshmia e nxënëses 8-vjeçare 
Nga dëshmia e nxënëses, Zamira Muça, e cila pretendon se është rrahur nga mësuesi i saj, Agim Muça, pasi ky i fundit e kishte pyetur për arsyen pse ajo kishte munguar dy ditë në shkollën ku ajo mëson në Orzhanovë nxënësja e klasës së tretë ka dëshmuar se, “është kapur për flokësh dhe i është përplasur koka për banke duke rrahur edhe kushërirën time njëkohësisht kushërira ime duke e qëlluar me një shkop që e mbante për të shpjeguar mësimin”. 

Mjeku i Spitalit
Në dëshminë e tij mjeku i spitalit thotë se e ka vizituar Zamirën, por nuk ka konstatuar shenja dhune. 

Prokuroria 
Ndërsa, Prokuroria e cilëson arrestimin e Agim Muçës të ligjshëm në bazë të nenit 153 pasi ekziston dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas mund të kryejë edhe vepra të tjera të rënda ndaj dhe prokurori ka kërkuar masën e arrestit me burg dhe ndalimi nga ana e policisë është bërë për keqtrajtim të miturish në tre raste për tre nxënëse.

Mësuesi Agim Muça
Ndëkohë Agim Muça deklaron se ka 43 vite në arsim dhe në asnjë rast nuk ka patur ankesa apo raste të tilla nga prindërit pasi për më shumë se 15 vjet jep mësim në këtë shkollë dhe ka qenë edhe drejtues për disa vite me radhë dhe ka marrë titullin “Naim Frashëri” nga Presidenti.

Në lidhje me nxënëset Zamira dhe Zenepe ato nuk vinin në shkollë dhe kur vinin nuk merrnin libra dhe unë i qortoja ndërkohë që mamatë e tyre ishin motra me njëra-tjetrën dhe kërkonin letra për të marrë asistencë, por unë nuk jua jepja sepse fëmijët nuk vinin në shkollë madje edhe para dy javësh në një kontroll të ushtruar nga shefi i kuadrit të Zyrës Arsimore dhe drejtori i shkollës janë pyetur nxënësit se si ja kalonin me mua dhe ato janë përgjigjur njëzëri shumë mirë madje ai i ka pyetur direkt nëse unë i rrihja dhe ato janë përgjigjur, jo, nuk na rreh dhe ditën e mërkurë vijnë të tre prindërit në shkollë me fëmijët për dore dhe unë u them që të vinin në mësim, por prindërit thonë, jo, duke më thënë se kërkojnë drejtorin të vijë këtu dhe me ardhjen e drejtorit dhe nëndrejtorit në klasë ato pretendojnë se unë i kam rrahur ndërsa drejtori ju thotë se do ta marrim mësuesin, do mblidhet këshilli i disiplinës dhe do ta gjykojmë. Por prindërit nuk ishin dakord ndërkohë që i mësonin fëmijët e tyre se si të thonë për rastin ndërkohë që pasdite është mbledhur këshilli i disiplinës dhe morën masë për pezullim nga puna deri në sqarimin e rastit dhe të nesërmen vjen një polic dhe më thotë që të kërkon shefi i policisë. Unë isha bashke me gruan dhe ato më morën në polici në Bulqizë ndaj edhe ato të televizionit kanë thënë gjëra të pathëna dhe kjo më duket e padrejtë dhe nuk ka rrahur nxënës dhe është Ylber Muça që e ka mësuar vajzën e tij, Elisabetën, për të thënë këto gjëra dhe unë nuk e kam fis se në atë zonë të gjithë me mbiemrin Muça jemi dhe kategorikisht nuk pranoj t’i kem goditur fëmijët”. 

Avokati i të pandehurit 
Ndalimi i Agim Muçës është i paligjshëm që parashikojnë kushtet ligjore dhe është bërë pa urdhër të prokurorit në ambientet e komisariatit të policisë Bulqizë. Ndërsa përsa i përket masës së arrestit me burg kjo kërkesë nuk plotëson kushtet ligjore që parashikon nenin 228 i Kpr.Penale ndërkohë edhe ekspertiza ligjore nuk ka vërejtur dëmtime apo shenja dhune madje edhe mjeku që ka bërë vizitën e Zamira Muçës deklaron se nuk shenja dhune dhe kërkesa e prokurorisë është e pa motivuar dhe është e ndikuar mediatikisht".

Redaksia online
Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Ndërhynë në dosjet e ‘Toyota Yaris’, Suel Çelës dhe 6 të tjera, caktohet gjyqtarja për ish-kryeprokurorin e Vlorës Zarka dhe 3 bashkëpunëtorët

Ndërhynë në dosjet e ‘Toyota Yaris’, Suel Çelës dhe 6 të tjera, caktohet gjyqtarja për ish-kryeprokurorin e Vlorës Zarka dhe 3 bashkëpunëtorët