Dy aksidente të njëpasnjëshme janë shënuar mesditën e sotme në Dibër, ku një 47-vjeçare e aksidentuar, pasi është lënë në rrugë nga drejtuesi i mjetit që e përplasi është ndihmuar nga një shofer i rastësishëm, i cili ka aksidentuar po ashtu një këmbësor rrugës për në spital.
“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Dibër kanë vënë në pranga shtetasit F. K., 44 vjeç, banues në Durrës dhe G. B., 34 vjeç, banues në Maqellarë. Më datë 02.08.2023, në aksin rrugor “Maqellarë-Peshkopi”, automjeti që drejtonte 44-vjeçari, ka përplasur shtetasen Z. M., 47 vjeçe (këmbësore) dhe më pas, 44-vjeçari është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasi G. B., drejtues i një automjet tjetër, teksa transportonte shtetasen Z. M., në spital, pasi rastësisht e ka konstatuar të dëmtuarën, në rrugë, dyshohet se për shkak të shpejtësisë, ka përplasur me automjet, shtetasin B. M., 30 vjeç (këmbësor)”, njofton policia.
Të dy të aksidentuarit janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Po te kishte lajmeruar me telefon policine e paramediket nuk do te kishte ndodhur kjo.Shqipot duhet te heqin dore nga zakoni i te berit /shofer ambulance/,vend e pa vend.
Përgjigju