Dibër/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, por fshihej në vendin e lindjes... pranga 35-vjeçarit

Dibër/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, por fshihej në vendin e lindjes... pranga 35-vjeçarit

Foto ilustruese

DIBËR- Një 35-vjeçar, i shpallur në kërkim për trafik droge dhe organizatë kriminale është arrestuar ditën e sotme.

Në pranga ka rënë, Besmir Alia, 35-vjeç, ku arrestimi i tij është bërë në Peshkopi, vendin e tij të lindjes.

Ndaj tij, Gjykata e Trentos më 1 shkurt ka lëshuar arresti ndërkombëtar dhe pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.

Deklarata e plotë e policisë
Kapet dhe arrestohet një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për "Trafikim i lëndëve narkotike" dhe "Organizatë kriminale". Arrestimi i përkohshëm i 35-vjeçarit u bë me qëllim ekstradimin drejt shtetit italian. Operacioni i finalizuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër. Strukturat e DVP Dibër, krahas punës për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën intensive për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Në këtë kuadër, shërbimet operacionale të DVP Dibër, pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin policor, duke bërë të mundur lokalizimin e vendndodhjes së një personi në kërkim ndërkombëtar.

Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në qytetin e Peshkopisë, i shtetasit B. A.(V), 35 vjeç, banues në Peshkopi, Dibër.

Kapja dhe arrestimi i përkohshëm u bë sepse shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Trentos, Itali, më datë 01.02.2020, ka lëshuar urdhër arresti ndëkombëtar për kryerjen e veprave penale "Trafikim i lëndëve narkotike" dhe “Organizatë Kriminale", parashikuar nga Kodi Penal italian. Maksimumi i dënimit për këto vepra penale është 24 vjet burg.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja