Dibër, një i arrestuar për kontrabandë
mallrash, procedohet edhe doganieri

Policia e Dibrës arrestoi Astrit Stafën, 52 vjeç, banues në fshatin Maqellarë, pasi dyshohet se ka tentuar të kalojë me mjetin e tij “Volkswagen” me targë AA 345 FH, një sasi konfeksionesh pa iu nënshtruar procedurave doganore, duke mos iu bindur urdhërit të punonjësit të policisë kufitare.
 
Por, bashkë me të u procedua penalisht në gjendje të lirë A.L, 42 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier, pranë Doganës Bllatë, pasi më datë 12.07.2016, në Bllatë, dyshohet se me mosveprimet e tij nuk ka kryer procedurat doganore.
 
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë “ dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga nenet 174 dhe 242 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Astrit Stafa dhe për veprën penale “ Shpërdorimi i detyrës “ parashikuar nga neni 248, i Kodit Penal në ngarkim te shtetasit A.L

diber
Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)
 

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet