Tërmeti, 36 familje në Mat e kremtojnë Bajramin në çadër, Xhaçka: Pranë banorëve deri në zgjidhjen e strehimit

Festa e Kurban Bajramit i ka gjetur në fshatra një pjesë të banorëve të Dukagjinit në Mat, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i datës 11 gusht me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter që e kishte epiqendren pranë fshatit të tyre. Report Tv ishte në familjen 13 antarëshe të, Xhelal Bushit, të cilët janë sistemuar në 2 çadra të vendosura në oborrin e shtëpisë.

Ata i bëjnë apel shtetit të ndërhyjë, pasi e kanë të pamundur jetesën në çadra për shkak të kushteve klimaterike të zonës, ku natën janë temperaturat shumë të ulëta dhe ditën të larta.

Pamjet që sjell kamera jonë në kanë nevojë për shumë koment, ndërsa sa do rezitojnë këto familje në këto kushte mbetet për t’u parë, teksa vjeshta është shume afër.  Kryfamiljarët shprehen se fëmijet e vegjël mund të bien pre e infeksioneve të ndryshme.

E kemi festuar në çadër festën e Bajramit, ne jemi 12 familjarë dhe 3 shpi, kemi 2 çadra, këtu kemi ndenjur 7-8 vetë.

 Xhelal Bushi Kryefajmiljari

Kurban Bajramin e kemi festuar në çadër me motrën, me kalamajtë, pra me familjarët. Këtu kemi fjetur të gjithë dhe kemi festuar festën e Kurban Bajramit, ku kemi ngrënë dhe darkën e Bajramit. 

Edison  Bushi

Ndërkohë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka zgjedhur që festën e Kurban Bajramit ka kremtojë në fshatrat e prekur nga tërmeti i 11 gushtit në Mat, ku ka premtuar se banorëve nuk do tu mungojë mbështetja e instancave shtetërore. Ajo vizitoi banesat e dëmtuara në fshatrat Vinjoll e Dukagjin, teksa u ndal dhe tek çadrat ku strehohen banorët. Këta të fundit kërkuan një përgjigje se si do veprojë qeveria sa i përket dëmshpërblimeve. Ministrja e u zotua për zgjidhje të kërkesave të tyre, teksa lëshoi akuza në drejtim të pushtetit vendor.

 Ekipet e vlerësimit nuk kanë ecur me ritmet e duhura dhe sigurisht bashkia është aktori kryesor i përballimit të emergjencave. Natyrisht nevojitet një organizimi shumë i koordinuar mes gjithëve dhe emergjencave civile në nivel qendror. Po bëjmë çmos që të asistojmë bashkinë dhe ta asistojmë ekipet e vlerësimit ta kryejnë këtë punë me një ritëm shumë të lartë nga ç’po e bëjnë sot.

ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka

Vetëm në bashkinë e Matit prej tërmetit u dëmtuan mbi 300 shtëpi, 36 prej të cilave aktualisht janë të pabanueshme. 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda