DIBËR-Parakalimi në mënyrë të gabuar me makinën e punës i ka kushtuar jo vetëm gjobën efektivit që e drejtonte në tunelin e Rugës së Arbrit gjatë një parakalimi të gabuar të filmuar dhe publikuar në rrjetet sociale, por edhe një hetim disiplinor për të.
Për shkeljen e kryer, Policia Rrugore e Dibrës i ka vendosur masën administrative me vlerë 40.000 lekë të rinj dhe drejtuesit të automjetit i janë zbritur 15 pikë nga Leja e Drejtimit.
Pas verifikimit të kamerave policia ka bërë të mundur identifikimin e targës së automjetit të Policisë që i përket Komisariatit të Policisë Bulqizë, me drejtues punonjësin e Policisë, Inspektor D.D

S.B/Shqiptarja.com‘Drejtoria e Standardeve Profesionale nisur nga shkelja e kryer e cila ka impakt negativ te qytetarët dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor rrezikon jetën e përdoruesve të rrugës, në zbatim të Nenit 121, Ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, ndaj drejtuesit të automjetit inspektor D.D dhe Shefit të Komisariatit të Policisë Bulqizë Kryekomisar E.P, ka nisur hetimin disiplinor, për shkelje të rëndë; “Kryerja e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi” dhe “Keqpërdorimi i atributeve/ kompetencave të policisë”, njoftoi sot policia.
Komente


400 euro gjobe plus masa disiplinore, shyqyr qe kane hequr dënimin me vdekje.
PërgjigjuMe te ndal policia ty dhe mu t heq patenten per 1 vit plus 600 mij lek gjob kshuqe pak ka Marr prap
Komplimente per kete vendim shume te drejte.Ceshtja te vazhdoje te hetohet deri ne fund me seriozitet dhe sukses.
Përgjigju