Ministri Ahmetaj i ftoi fermerët të pajisen me Nipt, si një instrument kyc që jo vetëm ndihmon formalizimin e sektorit, por mbi të gjitha garanton rimbursimin e fermerëve që në vitet e fundit është dhjetëfishuar.
“Po shkon rimbursimi i fermerëve ne 20 mln dollarë, e di sa ka qenë përpara disa viteve 2 mln dollarë, domethënë është rritur 10 herë rimbursimi, pra është një instrument favorizimi shumë i madh”-shprehet ministri Ahmetaj
Ministri i Bujqësisë Peleshi e vuri theksin tek rritja e mbështetjes financiare për bujqësinë të parashikuar në vitin 2018, që sipas tij ëhstë 2. 6 miliard lekë.
“Vitin që vjen ne do keminjë fond që është më i madhi që ka pas Shqipëria në mbështetjë të bujqësisë dhe zhvillimit rural 2.6 mld lekë. Nëqoftëse do ja dalim me sukses mund ta hapim brenda këtij viti edhe Iparidin i cili është një program në mbështjete të BE dhe ne bashkëpuniom të qeverisë shqiptareqë është 93 mln euro. Pra viti 2018 do jetë një viti i parë që do kemimë shumë para sesa sektorët kanë mundësi të thithin”-Shton ministri i Bujqësisë Niko Peleshi.
Ky konsultim me sipërmarrësit në sektorin e bujqësisë erdhi në kuadër të takimeve të qeverisë në qarkun Dibër
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

VIDEO









