Dibër/ Plagosi aksidentalisht 15-vjeçarin, arrestohet 21-vjeçari! Fshehu kallashnikovin, pushkën dhe fishekët në një shkëmb

Dibër/ Plagosi aksidentalisht 15-vjeçarin, arrestohet 21-vjeçari! Fshehu kallashnikovin, pushkën dhe fishekët në një shkëmb

Vendi ku ndodhi plagosja dhe armët e sekuestruara

DIBËR - Një 21-vjeçar i identifikuar si Korab Visha është vënë në prangat e policisë pasi plagosi aksidentalisht një 15-vjeçar në fshatin Ceren. I mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, 21-vjecari ka fshehur në një shkëmb mbi fshatin Ceren, dy armë zjarri, kallashnikov dhe pushkë (me njërën nga të cilat dyshohet se ka plagosur 15-vjeçarin), si dhe një sasi municioni luftarak. Policia gjeti të fshehura në mal, 2 armët e zjarrit (kallashnikov dhe pushkë). 

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit 21 vjeçarit, banues në fshatin Ceren, Dibër, për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Plagosja e rëndë nga pakujdesia”. 

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për një tjetër bashkëmoshatar të tij, A. L., 21 vjeç, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit”, pasi ka qenë i pranishëm gjatë ngjarjes, por nuk ka kallëzuar krimin. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë