Prefekti i Qarkut Dibër, Ardit Kaja është në një linjë me deklaratën e kryeministrit Edia Rama dhënë pak ditë më parë në lidhje me finalizimin e Rrugës së Arbrit. Edhe prefekti Kaja thotë se tashmë është zyrtare që pjesa e mbetur e rrugës së Arbrit do të ndërtohet nga kompania “Gjoka Kontruksion”.

Por detaji që zbulon prefekti i Qarkut Dibër, Ardit Kaja, është mundësia e shtrirjes së rrugës së arbrit edhe në shtëtin fqinj të Maqedonisë, pasi do të shkurtonte ndjeshëm distancën mes Shkupit dhe Tiranës.

 Po ashtu prefekti Ardit Kaja lajmëroi edhe vizitën e qeverisë e cila mund të bëhet nga data 10 apo 11 Nëntor në Qarkun e Dibrës, për të parë nga afër problemet me të cilat po përballet ky qark.

Me datë 3 tetor janë hapur ofertat nga firmat konkurruese për ta marrë rrugën e Arbrit për ta rregulluar. Firma më favorizuese nga të dhënat e deritanishme është Gjoka Shpk e cila ka dhënë ofertën më të mirë.

Nga data 3 tetor pra 60 ditë pas është procesi e negocimit të kontratës, pastaj do lidhet kontrata. Se besoj se dy firmat e tjera nuk janë të duhurat për ta realizuar këtë investim.

Ajo që dua të them është se për shkak të deklaratës që ka bërë Kryeministri që do bëjë një mbledhje të përbashkët me qeverinë maqedonase për problemin e rruges së Arbrit që do të negociohet.

Pra të dhënat që kam unë janë të dhena zyrtare. Segmenti lidhës nga Shkupi, Qafë Thanë,Durrës krahasuar me segmentin nga Shkupi, Rruga e Arbrit, Durrës është 84km më i shkurtër Rruga e Arbrit’ tha ai.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com